Kur Edi Rama e kishte rrugën pa pengesa zyrave të FBI-së e labirintheve të bizneseve të dyshimta, askush veç nesh, nuk ja numëronte këmbët “zvarranikut” që injektonte helm për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Jehona “një vizë amerikane, një votë” ka ushtuar si murrlan në veshët e çdo shqiptari prej vitit 2017 e këtej...
Ambasadorja amerikane ka dalë publikisht t’u thyejë “këmbët” antiamerikanëve, që të mos shkojnë kurrë më në zyrat e pushtetit. Ky veprim është përqendruar edhe në zonat, ku frymës së shtetit i vjen era mafie.
Si aparatura frymore për mbijetesë, sloganet e partive, si “karrem” për zgjedhjet vendore, në ekranet që paguhen me para krimi dhe inceneratorësh që nuk ekzistojnë, paraqiten të retushuara nga shëmtia dhe ligështia.
Shëmtinë e realitetit dhe antiamerikanizmin as nuk i fsheh, as i ndan dot askush.
Vullnetet e sovranit, gjithmonë janë tjetërsuar, me presione, vjedhje e deri me reklamat e njohura, “një vend pune një votë”, “një thes miell një votë” apo “një vizë amerikane një votë”. Kur Edi Rama e kishte rrugën pa pengesa zyrave të FBI-së e labirintheve të bizneseve të dyshimta, askush veç nesh, nuk ja numëronte këmbët “zvarranikut” që injektonte helm për ekonominë dhe sigurinë kombëtare.
Jehona “një vizë amerikane, një votë” ka ushtuar si murrlan në veshët e çdo shqiptari prej vitit 2017 e këtej.
I pari që u shurdhua, ishte ai që e shpiku.
Për rikuperim të veshëve, mblodhi gjithë piratët dhe me lopata në duar, nisën fushatën krejt ndryshe. Hap gropa e ngul pemë. Në ato drurë, nuk u varen emrat e hajdutëve, por ca teneqe me mbishkrimin. ”Kurrë mbrapa, gjithmonë përpara”.
Dashuria për gropën është e hapur.
Kushdo voton non gratat, do i rrëshqasë toka nën këmbë. Ky është dënimi që nuk po tremb as budallenjtë që janë mësuar të vidhen, as mafiozët që me dashuri po ecin drejt gropës së tyre.
Po nuk zgjidhet këtu problemi, edhe pse vota është e fshehtë dhe gropat e veta i kanë çelur vetë.
Shumica e dinë se gropë është të votosh non gratën e ambasadores, gropë të votosh hajdutët e non gratat e Edi Ramës. Pse janë të dukshme të zezat e dy fronteve, shqiptarët kanë edhe kufizim të fortë shërbimesh e patronazhistët liri pa fund.
Duket se janë ngatërruar reklamat.
Slogani “kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, do tingëllonte bukur tek diplomacia dhe drejtësia, kurse “një votë, një vizë amerikane” e ka konsumuar me kohë Babloku.
Rigjenerimi i mbetjeve për sloganet, po vlerësohet si aset i atyre që nuk dalin dot as në rrugë, se i urrejnë, por edhe si ndëshkim i turmave që mund votojnë të keqen më të vogël.
Fshatarët që e dinë se gjithë patronazhistët, hajdutët e kriminelët e Bablokut dhe Lali Erit me dosje në SPAK, janë të pajisur me viza amerikane e gjithë viktimat jo. Po bëri Lali Eri listë, aq e pat, gjithçka vete mirë, po u kap dikush afër Saliut, të mos lodhet, nuk kualifikohet.
Na rrofsh ambasadore më gjatë se tabelat e teneqeve me “kurrë më mbrapa, vetëm përpara” dhe pasarelat me “Bashkë fitojmë”. Se po, këtej nga teneqetë e andej nga pasarelat, po shndrit si diell pranvere slogani i Yuri Kim “një vizë amerikane, një votë”!/Pamfleti
Lini një Përgjigje