TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Nëntor 2023, 10:45

Skandali i komisionerit Celibashi që nuk zbaton ligjet dhe favorizimi i Kreshnik Hajdarit nga prokurori i "SPAK"

Shkruar nga Arben Llangozi
Skandali i komisionerit Celibashi që nuk zbaton ligjet dhe favorizimi i
Ilirjan Celibashi, Dritan Prençi dhe Kreshnik Hajdari

Për një shtet demokratik është e tmerrshme të mendosh se një funksionar shtetëror nuk zbaton vendimet e gjykatave por krijon praktika të tij kundër ligjit si Zoti Celibashi...

Ilirjan Celibashi, në shqyrtimin e çështjes për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari mbajti qëndrimin se një zyrtar nuk ka detyrim që të deklaroj dënimet penale të cilat janë marrë në shqipëri apo në një vënd të huaj.

Ilirjan Celibashi ka marrë kompetencat e gjykatës Kushtetuese pasi gjykata e Lartë mendon ndryshe.

Gjykata e Lartë në vendimin me penal të datës 24.07.2023 me Nr. 53805-00551-00-2018 i Regj. Themeltar Nr. 00-2023-1569 i Vendimit (215) në pikën 22 të tij ka mbajtur qëndrimin si më posht:

Referuar përmbajtjes së formularit të vetëdeklarimit, i dalë në zbatim të ligjit nr. 138/2015, i miratuar me vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, Kolegji vlerëson se subjektet deklarues që përcaktohen në këtë ligj kanë detyrim të pasqyrojnë në formular çdo dënim penal të formës së prerë të dhënë nga një autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj, pavarësisht llojit të veprës penale dhe llojit e masës së dënimit të dhënë.

Madje në rubrikën “Marrje dijeni mbi efektet e formularit të vetëdeklarimit” (në pikën “b” të saj), parashikohet se: “Pasqyrimi i të dhënave të rreme në këtë formular përbën vepër penale dhe dënohet sipas nenit 190 të Kodit Penal”.

Padyshim që Celibashi mendon ndryshe nga Gjykata e Lartë, ai thotë se subjektet nuk kanë detyrim të deklarojnë dënimet penale dhe këtë qëndrim e bën me qëllim favorizimin e subjektit Hajdari dhe e bënë me vetëdije të plotë pasi ditën e djeshme ai u vu në djeni të egzistencës së këtij qëndrimi nga gjykata e lartë.

Ai theksoi se ka praktikë të konsoliduar të tijën që nga viti 2020 dhe nuk merr përbazë asnjë rast tjetër si përshembull rasi Elvis Roshi i cili u shkarkua për të njëjtat arsye dhe këtë vendim e la në fuqi edhe gjykata Kushtetuese.

Madje madje unë jam i mendimit se me praktikën e Celibashit që nuk merr përbazë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ai duhet të konsiderohet si gjykatë e Strasburgut dhe madje duhet të konsiderohet si dhoma e Madhe e kësaj Gjykate.

Për një shtet demokratik është e tmerrshme të mendosh se një funksionar shtetëror nuk zbaton vendimet e gjykatave por krijon praktika të tij kundër ligjit si Zoti Celibashi...

Celibashi është në atë detyrë të zbatojë ligjin dhe jo të konsolidoj praktika në shkelje të hapur të ligjit me të vetmin qëllim atë të favorizimit të subjekteve të ndryshëm..

Arsye e parë e favorizimit të Kreshnik Hajdarit është për faktin se Celibashi është në hirarki më lart se Gjykata e Lartë, dhe normalisht është më i zgjuar se gjyqtarët e kësaj gjykate...

Arsyeja e dytë është se ka dyshime për veprime korruptive.....

Ligji është i qartë vendimi i Gjykatës së Lartë dhe i gjykatës Kushtetuese është detyrues për Celibashin por ky i fundit nuk e vlerson të zbatojë ato dhe as ligjin, por favorizon haptaz subjektin Kreshnik Hajdari.

Një tjetër favorizim që po i bëhet zotit Hajdari është dhe prokurori Dritan Prençi i cili ka gjithë dokumentacionin në ngarkim të kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari, me të cilat provohet se ky shtetas ka falsifikuar dokumentat.

Prokurori i SPAK Dritan Prençi ka detyrimin ligjor ti caktojë masë arrest me burg pasi vepra penale është e rëndë dhe dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet..

Por ky prokuror është duke e favorizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

kreshnik hajdari spak celibashi skandal

Lini një Përgjigje