TAGS-AT E JAVËS

Forum12 Mars 2025, 17:21

Si duhet të jetë lista e opozitës…

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Si duhet të jetë lista e opozitës…

Në listë të mos mungojnë ata që dolën të parët në primare… por edhe ndonjë që u rendit i fundit, se mos na del më i zoti nga të gjithë...

Shpresojmë që:

Në listën e Tiranës të ketë edhe ndonjë tirons/e.

Në listë të figurojnë edhe nja dy-tre emra nga diaspora, por të mos jenë ata që dinë më shumë për emigracionin sesa për Shqipërinë.

Në listë të përfshihen patjetër disa “fytyra të reja” të pakonsumuar politikisht… ose të paktën të jenë të konsumuar aq pak sa të mos i mbajmë mend nga shekulli i kaluar.

Në listë të përfshihen zonja e zotërinj me karizëm që tërheqin jo vetëm simpatizantët e vjetër, por edhe ata të pavendosurit që shohin fushatën dhe thonë: “Këta njëlloj janë...

Në listë të ketë vend për ndonjë ish-ministër, por jo për të gjithë… se nuk është bërë deti kos

Në listë të mos mungojnë ata që dolën të parët në primare… por edhe ndonjë që u rendit i fundit, se mos na del më i zoti nga të gjithë.

Në listë të ketë nja 5-6 fytyra të reja që të sjellin shpresë, por jo aq shumë sa të lënë politikanët e vjetër pa karrige.

Në listë të mos ketë më shumë këshilltarë politikë sesa politikanë, që mos të duket sikur po zgjedhim stafin e një OJQ.

Në listë të përfshihen njerëz që të paktën e dinë se çfarë pune bën një deputet, e jo ata që e zbulojnë kur hyjnë në Kuvend duke pyetur Google

Në listë të mos ketë kandidatë që kalojne në kahun tjetër me shpejt se ç' nderrojne foton e profilit në facebook

Shpresojmë se do të dalë ndonjë perlë politike mes gjithë kësaj zallamahie, se ndryshe do na duhet të presim edhe katër vite të tjera për “listën frymezuese” të radhës.

Lini një Përgjigje