TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Mars 2025, 20:41

Shqipëria Madhështore s’bëhet me kauza të vogla dhe njerëz të vegjël

Shkruar nga Kreshnik Spahiu

Shqipëria Madhështore s’bëhet me kauza të vogla dhe

Kauzat e mëdha, nuk realizohen me njerëz të vegjël, kjo është thelbi i rolit të një lidershipi. Kauzat nuk mund të jenë kopje të shëmtuara sloganesh të lëvizjeve të huaja.

Ju kujtohet slogani Rilindja 2013 dhe foto e 12 socialistëve nga të cilët prej tyre 10 janë në burg por që krahasoheshin me Rilindasit e 1912? Krahas socialistëve ishin fotot e Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Ismail Qenalit etj….

Kauzat e mëdha, nuk realizohen me njerëz të vegjël, kjo është thelbi i rolit të një lidershipi. Kauzat nuk mund të jenë kopje të shëmtuara sloganesh të lëvizjeve të huaja.

Përkthimi i qesharak i diskursit Trumpist: “Ta bëjmë Amerikën, sërish të Madhe” duke e përshtatur me koalicionin Berisha-Beleri fyen inteligjencën e gjithë kombit shqiptar.

Trump kërkon zgjerimin e Amerikës duke marr Kanadanë, Groenlandën, Kanalin e Panamasë, Gjirin e Meksikës etj etj.

Berisha nuk do as bashkim me Kosovën, as me Preshevën, as me Çamërinë por do zvogëlimin e Shqipërisë duke helenizuar Himarën dhe duke dhënë më shumë autonomi bashkive “minoritare”.

Ndoshta për këto arsye Berisha s’ia vuri emrin koalicionit “Shqipëria e Madhe” por “Shqipëria Madhështore”.

Të ndryshosh regjime apo sisteme politike duhen dy faktorë: Kauzat dhe njerëzit.

Le të themi s’mund ta bësh Shqipërinë Madhështore nëse kauzë zgjedh mbylljen e Tik-Tokut. Nëse dy muaj para zgjedhjeve vendos të bësh revolucion dhe si kauzë zgjedh Tik-Tokun i bie ose je i paaftë ose keqpërdor njerëzit e tu.

Po cilat janë kauzat e Sali Berishës në 4 vjet:

- Padi personale në Paris

- Padi personale në Londër

- Protesta zhbllokoni 18 kullat

- Protesta kundër ambasadores Yuri Kim

- Protesta tek dera SPAK

- Protesta “Lironi Ilir Metën.

“Shqipëria Madhështore” nuk bëhet as me kauza të vogla dhe as me njerëz të vegjël. Butaforia mediatike e Partisë Demokratike, provoi qartazi që ajo ka humbur misionin që u krijua. Ajo nuk përmbys dot as regjime politike dhe as nuk sjell dot rotacion politik.

Berisha ka 35 vjet që luan me të njëjtin ekip. Aleanaca Madhështore është kopja e keqe e “Republikës Re” të Lulzim Bashës 2017.

Listat e deputetëve ka 30 vjet që i bën Berisha. Fakti që Aleanca Madhështore dhe listat e mbyllura janë 100% emrat e Lulzim Bashës e zvoglon çdo ditë liderin e saj i cili përdor të njëjtën skem. Ai thjesht po përgatit listën humbëse të një partie me 45 deputet.

Kauzat personale dhe xhaketat e vjetra, thjesht i bëjnë të neveritshëm ata që abuzojnë me emrin e “Shqipërisë Madhështore” duke sjell disa ushtar në rreshtore.

12 Maji do jetë dita e parë e shkatrrimit të atyre që tre dekada e bën “Shqipërinë e vogël”.

Ndoshta atë ditë të gjithë do rikthehemi mbi ngrehinat e kësaj rrangalle dhe të hedhim themelet e asaj që këta kanë frikë dhe emrin tja thonë, por që Ne do e bëjmë së shpejti ëndrrën realitet: “Shqipërinë e Madhe”

Lini një Përgjigje