
A mund të na thoni se çfarë fitojnë demokratët dhe qytetarët e tiranës pse iku Veliaj dhe vjen një ushtare tjetër e betuar e Ramës?
Nuk di ta shpjegoj dot këtë ekzaltimin falso për një fitore imagjinare të këshilltarëve bashkiakë të PD në bashkinë Tiranë për “shkarkimin” me votat e tyre në këshill të Erion Veliajt. Dje shtynin me vrap njeri-tjetrin për të dalë para kamerave që të jepnin secili në “stilin” e tij qesharak lajmin e madh se e shkarkuan këta Erion Veliajn.
Pale kur pashë që nxirrnin nga goja broçkulla se beteja e 44 apo 54 protestave para bashkisë kundër Erionit ja arriti qëllimit. E para, Erion Veliaj, që të qartësoheni në atë pak kulturë juridike që ju ka mbështjellë trurin, nuk është arrestuar as për Inceneratorin e Tiranës, as për shkeljen e barazisë në tendera, as për firmën 5d të drejtorëve të bashkisë, as për lejet korruptive, e as përse lejonte përball zyrave të bashkisë nëndërtimin e një kulle 5 katëshe pa leje, as për prishjen e teatri.
Sepse për të gjitha këto SPAKU dhe “kolegët” e Veliajt që kanë dosjet për hetim rrinë si të djegura se kanë karamelën në fyt nga “ustallarët” që ndërtonin 5 kate pa leje 100 metra përball zyrave të Bashkisë. Erion Veliaj është arrestuar për hetim pasuror të nisur nga një kopil anonim me emrin Nesti Angoni, që para pak ditësh ka denoncuar dhe Albana Vokshin, dhe është hetuar-arrestuar për brek, fustane, kanatjere dhe këpuce, që po të vazhdonte ky stil hetimi që është shumë i drejtë, burgjet shqiptare do ishin me pothuajse të gjithë politikanët 35-vjeçarë të mbushura plot.
Erion Veliaj dhe 4-5 ish-ministra duhet të arrestoheshin për inceneratorin e Tiranës dhe duhet të merrej nën hetim vetë Rama bashkë me Engjëll Agaçin dhe Tur Metanin, ish-këshilltarin ligjor të Ramës që sot është kapo i drejtësisë së djegur me emrin drejtësi e re.
Ju të nderuar këshilltarë të PD të bashkisë Tiranë, me të drejtë keni kërkuar para 3 muajsh që këshilli bashkiak të mblidhej për të marrë një vendim për t’i propozuar Qeverisë shkarkimin e Veliajt si kryetar i bashkisë Tiranë ngaqë kishte më shumë se 3 muaj që nuk vinte në punë. Në atë kohë, shumica e këshilltarëve të PS ju hodhën në fyt e nuk ju pranuan fare se çfarë kërkuat. Dje, këshilltarët e PS propozuan për shkarkimin e Veliajt për hallin e tyre e me urdhër të Ramës, jo për atë që kërkuat ju me të drejtë para 3 muajsh apo për “betejën” e inceneratorit, teatrit apo 5 D.
Ju nuk duhet të ishit bërë pjesë e këtij pazari të pisët të luftës guerilase mes qenve hajdutë të pushtetit. Sepse me vendimin e djeshëm të këshillit, Rama fshin trapin, por ju përdori për të nxjerrë në pah qenien bashkë për pislliqe dhe për t’ju thënë shqiptarëve se kur dua unë të godas dikë nga PS, e kam në rresht PD.
Më gjeni një vendim këshilli të modelit tuaj të djeshëm kur Rama ka shkarkuar kryetarët e bashkive si Fatos Tushein e Lushnjës, Safet Gjicin e Kukësit, Lefter Allën e Bulqizës, Agim Kajmakun e Vorës, Shukriun e Dibrës; pse ju grisën brekët? Nuk ka asnjë vendim, sepse Rama e di mirë që të drejtën për të shkarkuar një kryetar bashkie e ka vetëm ai vetë dhe jo anëtarët e këshillit. Ndaj nuk pranon për asnjë cirkë këshilltaresh e nuk e shkarkon kryetarin e bashkisë Tropojë që ndenji mbi 3 muaj në arrest shtëpie, ndaj nuk e shkarkon kryetarin e bashkisë Rrogozhinë që është dënuar në shkallën e parë, ndaj nuk e shkarkoi 4 vjet pa u votuar Voltana Ademin e Shkodrës, dhe besoj që nuk do ta shkarkoj as kryetarin e bashkisë Ersekë që sot ju komunikua akuzë.
Rama, kur do që t’i qerojë nga bashkia, i merr në telefon e ju thotë: “Hajt, qerohu tani e jep dorëheqjen”, siç i tha kryetarit të bashkisë Vlorë ose siç pritet t’i thotë shumë shpejt kryetarit të bashkisë Fier e ndonjë tjetri që i del sado pak nga linja.Të nderuar anëtarë të PD të këshillit bashkiak Tiranë!Dje nuk fituat ju, por Rama që ju rreshtoi në çetën e tij për interesin e tij dhe që me këtë votim, leshi që as e pranon e as kishte nevojë, ju tregon shqiptarëve që unë i vë në rresht edhe këta të “opozitës”.
Në këto kushte, kur PD shfaq “frikë” për të nxjerrë emrat për kandidatë përballë luleshtrydhes së Ramës, Manastirliu të qindra tenderave pa garë në ministrinë e Shëndetësisë dhe Arsimit dhe që nuk ja zë asnjëherë emrin në gojë, a mund të na thoni çfarë keni fituar dje me ngritjen e dorës sipas urdhërit të Ramës??? A mund të na thoni se çfarë fitojnë demokratët dhe qytetarët e tiranës pse iku Veliaj dhe vjen një ushtare tjetër e betuar e ramës??? A keni ju vetë besim se PD e fiton bashkinë e Tiranës që të bëhem dhe unë pjesë e “gëzimit” tuaj të djeshëm??
Opozita është moral dhe morali rritet kur qëndron përballë pushtetit me dinjitet për çfarëdo pazari apo arsyeje që pushteti kërkon të të përdorë. Kurrë një opozitë nuk duhet të bashkojë votat me pushtetin vetëm në raste kur behet fjalë për interesat kombetare. Prandaj do ju lutesha shumë që mos hani M…. nëpër ekrane si “fitimtare” se në fakt keni fituar një M….. të madhe që nuk do ta mbaroni dot se e hani deri në vitin 2027.
Lini një Përgjigje