TAGS-AT E JAVËS

Forum 6 Korrik 2025, 12:40

Serbia në krizë nga protestat, politika shqiptare e paralizuar nga Edi Rama

Shkruar nga Spartak Ngjela

Serbia në krizë nga protestat, politika shqiptare e paralizuar nga Edi

Kurse politika shqiptare në Tiranë që i ka në favor të gjitha këto që shprehëm më lart, është futur në paralizën që i ka krijuar Shqipërisë qeveria Rama.

Politika serbe nuk do të reshtë së kërkuari një luftë kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sepse Serbia është një shtet që është krijuar me luftën e saj kundër shqiptarëve, atëherë kur shqiptarët kanë qenë të pambrojtur.

Aty, brenda popullsisë serbe sot janë edhe katolikët shqiptarë që kanë kthyer fenë katolike në atë ortodoksen dhe që përbejnë 35 përqind të popullsisë; por nuk flasin shqip qëkurse devijuan nga katolicizmi, por shumica janë me mbiemra katolikë shqiptarë:

Ku ka Daçiç, mbiemri katolik ka qenë Daci; ku ka Gjuriç; mbiemri katolik ka qenë Gjura, dhe janë shumë e shumë mbiemra të tillë shqiptarë katolik që kanë ndërruar fenë katolike dhe serbët i kanë sllavizuar në ortodoksë.

Por jo sot, sepse gjendja duket se do të ndryshojë.

Serbia ka hyrë dhe është në një krizë të re me protestat e studentëve.

Po Kosova?

Kosova është e garantuar nga KFOR dhe trupat amerikane që gjenden atje në veriun e saj.

Shqipëria sot është në gjendjen e një pushteti absolut të socialistëve të krijuar nga zgjedhjet e majit të këtij viti.

Kurse politika shqiptare në Tiranë që i ka në favor të gjitha këto që shprehëm më lart, është futur në paralizën që i ka krijuar Shqipërisë qeveria Rama.

Kjo është gjendja jonë dhe përreth nesh, me një përshkrim të përgjithshëm.

Kurse Serbia gjithmonë kërcënon shqiptarët. Por kuptohet se nuk ka fuqi edhe pse ka organizuar e po shton forcën e një ushtrie që dihet se është e krijuar për luftë.

Por, aleati i saj Rusia kuptohet se është në një krizë politike të brendshme që po i kushton shumë shtrenjtë.

Por, kjo që po ndodh në Serbi është pritur nga analitika politike perëndimore, dhe ajo tani ka ardhur. Dhe kriza e Serbisë do të vijojë sepse po kuptohet nga protestat e studentëve që ajo në esencë është një luftë brezash.

Dhe kjo luftë do të vijojë, sepse doktrina Milosheviç që po e drejton ende Serbinë me ministrat e tij; tani është në rënie. Prandaj gjithçka kuptohet se përse ky konflikt ështe duke u kthyer në një luftë brezash.

Por, ende nuk po kuptohet: kjo lëvizje e një revolucioni paqësor në Serbi është kundër frymës ruse? Ja, kjo duhet parë në vijim se në lëvizjen studentore po spikat edhe një frymë pro perëndimore dhe anti Milosheviç.

Të shohim vijimin e ngjarjeve brenda pyetjes: presidenti absolut i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ushtrojë dhunë të tejme kundër studentëve për të mbrojtur doktrinën Millosheviç në Serbi?

Lini një Përgjigje