TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Korrik 2024, 07:35

Qeveria si çetë piratësh, Rama bën ndyshime sa herë i duhet të plaçkisë diçka të madhe!

Shkruar nga Klodian Tomorri
Qeveria si çetë piratësh, Rama bën ndyshime sa herë i
Edi Rama/ Foto nga Getty Images

Peleshi dhe Mete fluturuan pikërisht se patën frikë ... ose më saktë të firmosnin ato që kryeministri i quan punë në skuadër.Dhe kur dikush pengon skuadrën të japë me koncesion sistemin kombëtar të pagesave, të zgjasë kontratën e markimit apo tjetërsimin e pronave të ushtrisë, atëherë ai del jashtë skuadre. Dhe që problemi të mos përsëritet, zëvendësuesit duhet të kenë dhënë prova që nuk pengojnë.

Të ardhurat e buxhetit ishin në fund të qershorit 230 milionë euro më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë. Konsolidimi fiskal vazhdon të fitojë moment, teksa borxhi publik pritet të ulet nën 58 për qind e Prodhimit Kombëtar në fund të këtij viti.

Buxheti financoi dy raundet e rritjes së rrogave në sektorin publik pa presione të shtuara mbi financat e shtetit. Në kushtet kur ministria e Financave nuk rezulton të jetë përfshirë në ndonjë skandal të madh korruptiv, pyetja që lind natyrshëm është; pse fluturoi koka e ministrit të Financave?

I njëjti arsyetim vlen edhe me ndryshimet në ministrinë e Mbrojtjes. Të  paktën publikisht, nuk dihet që Niko Peleshi të ketë ngecur në rrjetën e ndonjë skandali korruptiv gjatë detyrës si ministër i Mbrotjes.

Sikletet e tij, të cilat pak kohë më parë e çuan në derën e SPAK, janë më të hershme. Ato datojnë nga koha kur drejtonte Bashkinë e Korçës dhe lidhen tangent me inceneratorët. Por siç është bërë e qartë tashmë, inceneratorët ishin punë në grup. Dhe për punët që bëhen në skuadër, kryeministri nuk lëshon njeri.

Atëherë cili është motivi i largimit të dy ministrave, të cilët të paktën në drejtim të korrupsionit ishin ndër anëtarët e qeverisë që i sillnin më pak kosto politike kryeministrit apo maxhorancës? Përgjigja është paradoks.

Peleshi dhe Mete fluturuan pikërisht se patën frikë të zhyteshin në korrupsion. Ose më saktë të firmosnin ato që kryeministri i quan punë në skuadër.

Dhe kur dikush pengon skuadrën të japë me koncesion sistemin kombëtar të pagesave, të zgjasë kontratën e markimit apo tjetërsimin e pronave të ushtrisë, atëherë ai del jashtë skuadre. Dhe që problemi të mos përsëritet, zëvendësuesit duhet të kenë dhënë prova që nuk pengojnë.

Pirro Vëngu sapo mbylli një kontratë të fshehtë 12 milione euro me negocim te drejtepërdrejtë në Autoritetin Portual. Tashmë ai promovohet për te zhbllokuar ngërçin e privatizimit të pronave të ushtrisë, të cilat Peleshi kishte frikë t’i firmoste.

Petrit Malaj shkon nga AKBN për të çliruar projektet problematike që Ervin Mete nuk i firmoste. Dhe teksa qytetarët do të ngopen këto ditë me analizat politike që sqarojnë motivet e ndryshimeve në qeveri, arsyeja është fare e thjesht. Çeta formohet sipas qëllimit.

Edward Teach ishte kryepirati më famëkeq në historinë e njerëzimit. Sa herë që vendoste të plaçkiste ndonjë qytet të madh dhe i duheshin me shumë njerëz, ai kishte vetem një urdhër për zëvendësit e tij. Mua më duhet plaçka. Ju tani, gjeni piratët e aftë për të plaçkitur. Nga Mjekërziu tek Mjekërbardhi, ndryshon vetëm ngjyra e mjekrrës. Por filozofia është e njëjtë.

 

rama balla peleshi ervin mete

Lini një Përgjigje