
Por, a e ka këtë nivel ky kryeministër qe të lartësohet nga historia e ta japë këtë dorëheqje si modelin shqiptar të zhvillimit? E ku e kupton dot këtë ky derëzi e punëzi! Atij i duket se nga hiçi ka kapur drejtimin e botës...
Bota rrotullohet
Më të rrotullohemi edhe në
Nga shpia në rrugë
Nga rruga në kafene.
Këto janë vargjet e një poeti të talentuar shqiptar.
Dhe kjo është një poetike e bukur e monotonisë.
E pra, në shqiptarët kemi rënë në monotoni.
Por lëvizja është një ndërtim edhe shpirtëror, por edhe në intelekt.
Por, monotonia jonë në marrëdhëniet shoqërore, ruan statusin e pa-zhvillimit shoqëror.
Dhe koha ikën. Dhe bashkë me të edhe ne:
nga shpia në rrugë
Nga rruga në kafene.
Filozofia e hiçit është kjo për shumicën absolute të një qyteti, sepse një pakice e vogël janë shkrimtarët dhe poetët, atyre iu duhet kafeneja për krijim.
Ne të tjerët jemi të detyruar të vijojmë jeten: nga shpia në rrugë dhe, nga Rruga në kafene.
Asgjë!
Por asgjëja rreket dhe thërret në çdo çast asgjënë.
Po jeta?
Ajo është monotoni kur ka qëndruar gjatë tek asgjëja.
Po punëtorët dhe nëpunësit?
Ata nuk kanë lidhje me këtë qark poetik. Se puna është krijim, kudo që ajo ndodh. Dhe është edhe para.
Por paraja e punës vjen me anë të një rrogë.
Po rrogat, si janë në Shqipëri?
Ato janë më të ulëtat në Evropë.
Po ky që është kryeministër, pse nuk jap dorëheqjen e të ikë me këtë motivacion, duke e dhënë botërisht:, "po jap dorëheqjen se nuk bëra dot gjë për mirëqenien shoqërore në Shqipëri".
Por, a e ka këtë nivel ky kryeministër qe të lartësohet nga historia e ta japë këtë dorëheqje si modelin shqiptar të zhvillimit?
E ku e kupton dot këtë ky derëzi e punëzi! Atij i duket se nga hiçi ka kapur drejtimin e botës.
Se është në dëlir.
Po nëse i bie dëliri, çfarë do të bëjë?
Jo, dëliri i këtij lloji nuk bie. Dhe ne do ta durojmë me filozofinë që përmendëm: nga hiçi në hiç.
Dhe këtu mbyllet kjo kohë si analizë.
Por, a do të ndryshojë?
Këtë a kanë në dorë shqiptarët.
Por, po sikur shqiptarët të jenë mësuar me hiçin?
Nëse janë mësuar me hiçin, ata "kanë gjetur një lumturi të rremë", si ajo që solli Enver Hoxha në Shqipëri.
Atëherë, në jemi pa shpresë!
Jo, shpresa jonë është në zhvillimin ndërkombëtar të çështjes shqiptare.
Se kjo është shumë në zë në këtë kohë.
Të shohim: a do të vendoset forca amerikane në çështjen shqiptare?
Sigurisht që po, sepse Shqipëria dhe Kosova janë interes i madh amerikan në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pse, a nuk e garantoi politika amerikane pavarësinë e Kosovës, si shteti i dytë në Gadishullin Ilirik?
Shqipëria dhe Kosova proamerikane, sikundër që ato janë, sot qëndrojnë si domosdoshmëri e politikës amerikane kundrejt dobësimit të forcës së Rusisë.
Ballkani Perëndimor është interes i madh i të dy superfuqive: Amerikë dhe Rusi.
Por, shqiptarët janë mbi 90 përqind të dhënë me shpirt drejt Amerikës, se aty ata e ndiejnë së brendshmi që do të jetë zhvillimi i tyre historik në këtë qytetërim.
Prisni dhe shikoni...
Lini një Përgjigje