TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Janar 2025, 08:23

Pse SPAK nuk vepron për ish-ministrin Nasip Naço pas dëshmisë së Dumanit?!

Shkruar nga Flamur Vezaj

Pse SPAK nuk vepron për ish-ministrin Nasip Naço pas

Pse nuk vepron prokuroria e SPAK-ut së bashku me superprokurorin Dumani prej dy vitesh?!?

Si ka mundësi që superprokurori Altin Dumani nuk ka nisur hetime, nuk ka bërë arrestime dhe as nuk ka caktuar masë sigurie për dhëndrin e vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë, për ekspertët e mjekësisë, prokurorin dhe gjyqtarët që liruan Nuredin Dumanin, duke marrë nga ky i fundit 40 mijë euro?! Dëshmia e Dumanit është dhënë që në 2022 për kujtesë!

Fakti është provuar: Dumani është i besuar i prokurorisë me statusin “i penduar”; raporti i ekspertëve është përpiluar dhe ndodhet aty; prokurori nuk e ka ankimuar; dhe gjyqtari e ka liruar Dumanin në vitin 2014!
Pra, të gjitha faktet janë aty!

Pse nuk vepron prokuroria e SPAK-ut së bashku me superprokurorin Dumani prej dy vitesh?!?

Ndërkohë, për gazetarin Elton Qyno, prokuroria caktoi masë sigurie dhe nisi hetime ndaj tij pa asnjë provë konkrete (si në rastin e lirimit të Nuredin Dumanit). Prokuroria jo vetëm që i nisi hetimet, por kontrolloi banesën e tij, sekuestroi materialet e punës dhe i caktoi masë sigurie thjesht mbi disa biseda të të tretëve që flisnin për gazetarin Qyno!

Pra, asnjë provë konkrete, si rasti i “vrasësit me pagesë”, vetëm thashetheme për rastin Qyno!
Pse ky standard i dyfishtë nga superprokurori?

Çfarë kishte gazetari Qyno që i prishi punë superprokurorit Dumani e miqve të tij?!

Meqë ra fjala, Gjykata e Posaçme e Apelit e shfuqizoi masën e sigurimit për gazetarin Elton Qyno! Pra, e hoqi plotësisht masën e sigurimit, duke nxjerrë bllof superprokurorin dhe gjyqtaren që i kishin caktuar atë masë për gazetarin Qyno në mënyrë të nxituar.

Fatkeqësisht, disa kolegë, portale e media nuk e publikuan lajmin për heqjen e masës së sigurimit për gazetarin Elton Qynon, për shkak të servilizmit ndaj shefit të SPAK-ut! E kur u caktua kjo masë e shfuqizuar tashmë fërkonin duart! Turp!

spak nasip naco deshmi dumani

Lini një Përgjigje