Në Shqipëri, ruhuni nga njerëzit e çmendur, nga ata që vrasin shokun, kalimtarin, komshiun, kamarierin apo kushëririn, vetëm pse i pa shtrembër.
Profesor Müller, një penalist i njohur, në ligjëratën e tij mbi dinamikën dhe karakteristikat e krimit në çdo shtet, theksonte se shqiptarët dhe çeçenët, në disa raste, vrasin pa asnjë motiv, ose thënë ndryshe, pa shkaqe të njohura si në shoqëri të tjera. Ai nuk e vinte theksin te rrezikshmëria, por te agresiviteti me motive banale e pa interes.
Por a ka Shqipëria më shumë kriminelë, apo njerëz me probleme psikike? Kjo pyetje meriton një analizë juridiko-sociale, me të gjitha rrethanat dhe komponentët e zhvillimit shoqëror gjatë 35 viteve të fundit.
Vrasjet si fenomen në Shqipëri ndahen në tre kategori kryesore:
1. Vrasje me paramendim, mes grupeve rivale të strukturuara kriminale, në rrethana cilësuese;
2. Vrasje brenda familjes apo rrethit fisnor;
3. Vrasje për motive të dobëta.
“Motiv i dobët” (në terminologjinë ligjore shqiptare) do të thotë një arsye e pavlefshme, e padenjë ose pa bazë të arsyeshme, që nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë heqjen e jetës së një personi.
Këtu përfshihen:
– Vrasje për xhelozi, hakmarrje të vogël, fyerje të lehtë ose sherr të momentit;
– Vrasje për shkaqe banale;
– Vrasje nga mospëlqimi personal, zili ose inat i pakuptimtë.
Në këto raste, motivi konsiderohet “i ulët” sepse tregon egoizëm ekstrem, mungesë të ndjenjës njerëzore dhe padenjësi morale.
Kronikat e zeza raportojnë çdo ditë për:
– Vrasje për një vend parkimi;
– Vrasje për kërkuesin e celularit;
– Vrasje për çadrën e plazhit në rresht të parë;
– Vrasje për parakalim në autostradë;
– Vrasje për dritat e gjata të makinës.
Dje ndodhi edhe e paparashikueshmja: Vrasja e dy personave për një filxhan ekspres.
Në fakt, Shqipëria nuk e ndjen prezencën e krimit në rrugë. Nga 10 milionë turistë, as nuk u vra dhe as nuk u grabit askush, por kjo nuk do të thotë që Shqipëria është e qetë dhe e sigurt.
Në Shqipëri, më të rrezikshëm janë të çmendurit sesa kriminelët. 90% e autorëve të vrasjeve të momentit nuk janë kriminelë, por njerëz me probleme psikike.
Sot, rrugët e Shqipërisë janë plot me njerëz të vrenjtur, të cilëve nuk u qesh buza kurrë.
Shikimi i njerëzve me prirje psikopatie ndjehet kudo: në lokale, në rrugë, në dyqane, në semaforë, në bilardo…...
Në Shqipëri, nuk duhet të keni frikë nga mafia apo trafikantët e drogës, sepse ata s’kanë punë me ju.
Në Shqipëri, ruhuni nga njerëzit e çmendur: nga ata që vrasin shokun, kalimtarin, komshiun, kamarierin apo kushëririn, vetëm pse i pa shtrembër.
Nuk di nga buron ky agresivitet.
Ndoshta nga izolimi, frustrimi, varfëria, përçmimi, dështimi, mungesa e arsimimit ose nga familja.
Ndoshta unë gabohem, por mendoj se numri i të çmendurve është më i lartë se ai i kriminelëve.
Dje u shuan dy jetë për një filxhan ekspres.
Kjo nuk ndodh as në Afrikë.
Mungese e theksuar e edukacionit familjare nder shekuj dhe nder brezni.Nga mesjeta e deri ne kohet e soteshme djemte jane edukuar nga baballaret dhe gjysherit te jene te ashtuquajtur trima te armatosur dhe te mos pranojne asnje fjale te rende apo provokim por te vrasin perte mos qene i turperuar ndaj ndodh edhe ne te sotmen ! Eshte psikopati gjenetike e egersise mesjetare shqiptare prandaj mbasi e studjoj Enver Hoxha shkencerisht ADN e egesise shqiptare e pau si doemosdoshmeri vendosjen e diktatures per te zhdukur vrasjet dhe vrasesit.Aty ku nuk merret edukimi dhe bindja behet doemosdoshmeri diktatura e cila eshte praktike dhe eksperience boterore ne te gjitha koherat ose neglizhohet me çmendurine tjeter duke perligjur thenjen : hengershin kokat e njeri tjetrit !
Ajo zonë nuk ka qënë keshtu ,ka qenë një nder zonat më të mira në durres .Manza ka pasur njerez shum të mirë ,Nga manza kanë dalë shumë njerez intelektual Nga manza ka dalë Gjykatës prokuror Gazetar politikan Dhe sot ka njerez shum të mir po levizja demografik e prishi atë qytezë të bukur .
Kreshnik djali, a e di atë historine ne kohen e skamjes para dhjerokracise. I thote njeri komshiut shok feminie, mirë mengjes e si ia kethen pa hiqmiu sysh, kam thyer pasqyrat shtepi se nuk shoh dot surratin tim e ti më del para syve që pa gdhi.