TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Maj 2025, 16:38

Pse kryeministri grek nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse kryeministri grek nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

Greqia është një shtet pushtues i territoreve shqiptare...

Pse kryeministri grek Mitsotakis nuk e ka uruar Ramën në zgjedhjen e tij si Kryeministër i Shqipërisë?

Kjo është një fitore për Shqipërinë, sepse kjo të jep të kuptuar që kryeministri Rama nuk e ka përfillur fare as kërkesën histerike të qeverisë greke, dhe as bashkëpunimin e shtetit shqiptar me Athinën, në kundërshtim me interesin e Shqipërisë.

Greqia është një shtet pushtues i territoreve shqiptare, në mbi 40 mijë km2.

E pse duhet që kryeministri shqiptar të mendojë në i ka dërguar apo jo urim kryeministri i Greqisë?

As që i duhet fare.

Por politika greke kërkon t'i bëjë presion kryeministrit shqiptar, sepse siç duket ka informacion që politika amerikane do të fillojë të flasë për Çamërinë si një territor shqiptar.

Por në të njëjtën kohë politika amerikanë kuptohet se ka të dhëna që Athina politike kërkon afrim politik me Rusinë.

Dhe pikërisht këtu do të nisë çështja e Çamërisë.

Politika amerikane e ka nevojë të ngutshme të dalë në favor të Shqipërisë për Çamërinë, njëlloj sikurse filloi para rreth 30 vitesh çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Në fakt kjo është koha e shqiptarisë. Sot janë dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik: Shqipëria dhe Kosova.

Dhe pse të mos jetë edhe një i trerë?

Domethënë - Çamëria.

Këtë po presin shqiptarët.

Dhe kjo do të vijë patjetër; se e kërkon historia e së vërtetës shqiptare.

Prisni dhe shikoni...

Lini një Përgjigje