Po pse ka marrë kaq superxhiro opozita, Berisha, Mul Noka, apo dhe ata deputetë të përgjumur të opozitës që deri dje nuk flasin dhe sot janë bërë të flaktë në Parlament?
Prej 2 javësh emri i kryekëshilltarit të fushatës së Danald Trump, Cirs LaCivita, ka nisur të bëhet refreni i çdo fjalie dhe fjalimi nga drejtuesit e opozitës. Nuk hanë mëngjes, dreke dhe darkë, pa përmendur emrin e tij. Nuk ulen në kafene pa përmendur emrin e tij. Nuk hyjnë në Parlament, pa përmendur emrin e tij. Nuk shkon dot në SPAK Sali Berisha, pa dalë para mediave dhe përmendur emrin e tij.
Askush nga opozita, nuk ulet në shtëpinë e shtëpisë në bukës, pa përmendur emrin e tij. U është bërë Cris LaCivita, si perëndi. Në takime me ata pak mbështetje që u ka mbetur, Berisha nuk ngurron ta përmend emrin e tij, si “shpëtimtari Partisë Demokratike dhe si aleat i opozitës”. E kush mund t'i përtypë të tillë në 2025? Vetëm vetëm çoban mali. Askush tjetër. Madje edhe çobani, është me radio dhe televizor atje ku kullot bagëtinë dhe e njeh mirë sjelljen politike.
Po pse ka marrë kaq superxhiro opozita, Berisha, Mul Noka, apo dhe ata deputetë të përgjumur të opozitës që deri dje nuk flasin dhe sot janë bërë të flaktë në Parlament? Natyrisht, e kanë marrë “dozën e zërit” nga Berisha, mendojnë se “Cris LaCivita do të shpjerë në pushtetin PD”. Si mund të besosh se ardhja e një të huaji, kushdo qoftë ai, mund t'i fitoren e jashtme, kur ajo ka 1001 probleme të brëndshme dhe të jashtme? Si mund të gënjesh vehten dhe të besosh Berishën se ardhja e amerikanëve që ka bërë marketingun e Donald Trumpit, do t'i fitoren Berishës në Shqipëri? Këto mund të besojnë vetëm një i marrë, një mediokër dhe një njeri që nuk ka asnjë ditë në Shqipëri.
Dalin akuzojnë, dalin baltosin dhe fyejnë deputetë, zv.ministra, ministra, kryeministrin, kryetaren e parlamentit, kreun e shtetit, prokurorët, gjyqtarët, politikat, bizneset, deri në pastruesin e tyre dhe nuk shikojnë se balta e zezë, e ka mbytur partinë. Si mund të harrojnë shqiptarët vjedhjet e qeverisjes Berisha nga 2005 deri 2013, si të harrojnë ata Gërdecin me 26 të vrarë, 21 Janarin me 4 të vrarë, apo dhe piramidat e qeverisë 1996 dhe vitin e zi 1997, ku u vranë nga qeveria shqiptare.
Superxhiroja e opozitës, ditët e fundit, (pas ardhjes së amerikanëve të mirëpaguar për marketing) tregon makthin e saj. Një opozitë 12 vjeçare, nuk mund të shpresojë dhe ta bazojë fitoren e saj, në një nga jashtë. Janë shqiptarët ata që bëjnë dallimin, diferencën dhe ndajnë të mirën nga e keqja.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për të bërë marketingun e tyre që ndodhin, një i huaj vjen të marrë miliona, pa njohur fare që deklarata e nxitur nga Berisha.
Lini një Përgjigje