TAGS-AT E JAVËS

Forum21 Korrik 2024, 20:44

Pse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat e hapura?!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat e

16 mender deputetë, nuk do të ishin nga PD-ja në Parlament, por në vend të tyre do të ishin 16 burra dhe gra të tjerë më të votuar se këta vemje të pështirë që kërkojnë përsëri të struken poshtë tavolinës duke lëpire çdo gjë për interesin e ndyrë të tyre.

Bashkimi i PD dhe Opozitës nuk bëhet kurrë me deklarata publike, me intriga të një tufe kundër shumicës, me kulisa e lëpirje të asaj që ke pështyrë vetëm për një karrige të qelbur në parlament, dhe kurrëëë duke ju dhënë hapësirë e pushtet pa votë një grushti palaçosh të pështirë politik duke shkelur mbi kontributet e atyre që të kanë qëndruar në ditët më të vështira të PD dhe opozitës.

Bashkimi nuk është diçka mekanike, por është bashkim shpirtëror vlerash e kontributesh të atyre që nuk kanë marrë para, tendera, koncesione, leje për kulla në mes të Tiranës dhe shpalljen si investitor strategjik nga pushteti, e që nuk bëjnë kurrë Opozitë selektive duke gjuajtur me gurë e molotov një rilindas hajdut e duke i kthyer kurrizin e menderen një kokërr hajduti tjetër rilindas në mes të sheshit.

PD dhe Opozita bashkohet vetëm mbi bazë parimesh morale dhe vlerësim me votë të gjithsecilit duke rikthyer garën e vrarë me Kushtetutë në prill 2008, ku prej 4 palë zgjedhjesh askush nuk zgjidhet nga Qytetarët por emërohet nga Kryetarët dhe kjo ka bërë që të rritet në pafundësi servilizmi ndaj Kryetarëve dhe ulet në maksimun integriteti, dinjiteti i atyre që duan të përfitojnë pushtet e karrige pa meritë, pa garë dhe pa votën e qytetareve.

Ndaj kemi një tufe klounësh të pështirë pa moral, pa personalitet pa surrat që nuk kanë pikë turpi të hanë me lugë e garuzhde atë çfarë kane pështyrë e dhjerë në fytyre e në gojë të njëri-tjetrit.

Pse heshtin publikisht deputetët e PD dhe të opozitës për listat e hapura???

Pse nuk informohen anëtarët e Këshillit Kombëtar për propozimet që ka bërë grupi parlamentar i PD për Kodin Zgjedhor???

Kujt ja mbajnë të “ fshehur” këtë gjellë qensh dhe pazar të pistë skuthësh këta deputet përderisa e di grupi parlamentar i PS???

Nuk mund të ketë kurrë PD dhe opozitë të fortë në 2025 pa garë, pa lista te hapura dhe pa një kod zgjedhor transparent ku vota të numërohet ashtu siç votohet e jo nga duar të pista të një tufe qelbësirash kamikaz e shërbëtor të një grushti njerëzish të pështirë të politikës që kanë vegjetuar në 16 vite falë këtij ligji bastard zgjedhor të pazarit të qelbur e të ndyrë të prillit 2008 që ju hoqi mundësinë Shqiptarëve për të zgjedhur.

Nëse vendimi NR 28 i datës 30 qershor 2021 të Gjykatës Kushtetuese që hoqi si antikushtetues herësin e pështirë te Gjiknuri-Bylykbashit do të kishte patur fuqi edhe për zgjedhjet e 25 prillit 2021, atëherë 36 mender deputetë nga të gjitha partitë politike nuk do të ishin në këtë Parlament hipokrit.

16 mender deputetë, nuk do të ishin nga PD-ja në Parlament, por në vend të tyre do të ishin 16 burra dhe gra të tjerë më të votuar se këta vemje të pështirë që kërkojnë përsëri të struken poshtë tavolinës duke lëpire çdo gjë për interesin e ndyrë të tyre.

Po ju jap më poshtë me numër votash dhe tabela sipas qarqeve se kush nuk duhet të ishte dhe kush duhej të ishte në vend të tyre sipas votave që të shihni se kush janë realisht këta që dërdëllisin brenda PD si mender udhëheqës.

Në Qarkun Tiranë:

në vend të Alfred Rrushajt me 2339 vota duhet të ishte Petrit Doda me 5976 vota.

në vend të Mesila Dodes me 2355 vota duhet të ishte Oriela Nebiaj me 5606 vota.

në vend të Vangjel Dules me 848 vota duhet të ishte Asllan Dogjani me 5176 vota.

Në Qarkun Durrës:

në vend të Oerd Bylykbashit me 3756 vota duhet të ishte Igli Cara me 6952 vota.

në vend të Merita Bakiut me 3159 vota duhet të ishte Manjola Luku me 6108 vota.

Në Qarkun Dibër:

në vend të Kreshnik Çollakut me 5093 vota duhet të ishte Edmond Isaku me 5098 vota.

Në Qarkun Fier:

në vend të Nusret Abdullait me 2506 vota duhet të ishte Agron Kapllanaj 9274 vota.

në vend të Eralda Bano Tase me 1295 vota duhet të ishte Elizabeta Rredhi me 1916 vota.

Në Qarkun Elbasan:

në vend të Gazmend Bardhit me 3984 vota duhet të ishte Qani Xhafa me 4190 vota.

në vend të Flutura Açkës me 1793 vota duhet te ishte Lumturi Hasa me 1908 vota.

Në Qarkun Lezhë:

në vend të Lindita Metaliaj me 2328 vota duhet të ishte Elda Hoti me 2733 vota.

Në Qarkun Korçë:

në vend të Sorina Kotit me 1618 vota duhet të ishte Marjeta Halili me 2320 vota.

Në Qarkun Shkodër:

në vend të Emilja Koliqit me 1364 vota duhet të ishte Izmira Ulqinaku me 3683 vota

në vend të Ramadan Likës me 4778 vota duhet të ishte Bardh Spahia me 7219 vota.

Në Qarkun Vlorë:

në vend të Arbi Agalliut me 1484 vota duhet të ishte Gezim Ademaj me 3274 vota.

Pse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat ePse heshtin deputetët e PD-së dhe opozitës për listat e

Lini një Përgjigje