TAGS-AT E JAVËS

Forum 1 Qershor 2024, 16:36

Pse gjykatësit nuk dënojnë dhunën ndaj Avokatit?

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Pse gjykatësit nuk dënojnë dhunën ndaj Avokatit?

Një kujtese për gjykatësit: Avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në proces.

Dhoma Kombetare e Avokatise ka evidentuar sot me keqardhje, mungesën e një qendrimi nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për aktin kriminal mbi pedagogun dhe avokatin Sokol Mëngjesi.

Është krejt e pa kuptueshme që KLP dhe KLGJ nuk kanë reaguar për aktin kriminal ndaj Avokatit.

Mesa duket qeverisja e gjyqsorit dhe Prokurorisë e konsiderojnë avokatin si njeri që punon për armikun.

Ku duhen kërkuar rrënjët e kësaj çudie?

Jemi i vetmi vend i Lindjes që hoqem ministrine e Drejtësisë, ndaluam avokatinë, ndaluam edhe fenë.

Një kujtese për gjykatësit: Avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në proces. Gjykatësit i jep të drejtë njerit apo tjetrit! Apo gjykatësit është kundër Avokatit?

Pa avokatë mund të ketë ndëshkim, por jo drejtësi.

Lini një Përgjigje