TAGS-AT E JAVËS

Forum25 Korrik 2025, 11:40

Pse është bashkuar Saliu me çështjen Veliaj?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Çlirimi i shqiptarëve nga zgjedha e hajdutëve të korrupsionit të lartë shtetëror, është drejt fundit.

Pse është bashkuar Saliu me çështjen Veliaj?
Spartak Ngjela

Pse është bashkuar Saliu me çështjen Veliaj?
Sepse ka frikë nga zgjedhjet që do të zhvillohen në Tiranë; sepse shenjat janë që Erion Veliaj nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Po Saliu çfarë ka? Mos është bashkuar me Partinë Socialiste? Hahahahaha
Jo, Saliu ka frikë se dënimi i Erion Velajt e çon Tiranën në zgjedhje të reja.

Dhe ja, kjo është frika e Saliut; sepse ai e di që në Tiranë do të mundet thellë; dhe kjo gjendje e hedh atë në erë. Prandaj frika e zgjedhjeve të reja në Tiranë e hedh Saliun tek Erion Veliaj, në mënyrë që ky të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Prandaj Saliu tani është me Erion Veliajn.

Një komedi sigurisht që është kjo, por tani dihet se krizat në politikë, i çojnë kryetarët e partive në mendime dhe veprime qesharake.
Këtu jemi.

Frika e frikës sime ma ka dërmuar kaq shumë mendjen; sa nga frika po bashkokem me kundërshtarin tim: ja, kjo është frika e Saliut në ditët e sotme.
Asgjë, ne të korruptuarit jemi siç kemi qenë: frikë dhe bllokim mendor; se i kemi pronat tona të paligjshme në rrezikun e konfiskimit me një vendim gjyqësore; se jemi të pandehur në SPAK për krimin e korrupsionit.

Asgjë.

Kjo është e gjitha, dhe prandaj asgjë nuk mund të bllokohet në SPAK.
Dhe sigurisht që koha po ecën drejt çlirimit të plotë të shqiptarëve nga zgjedha e korrupsionit.

Mos u shqetësoni, o ju të korruptuar të lartë! Sepse në SPAK janë kthyer sërish ekspertët amerikanë që ndihmojnë teorikisht dhe praktikisht SPAK-un.
Dhe prandaj mbaheni mend:

Çlirimi i shqiptarëve nga zgjedha e hajdutëve të korrupsionit të lartë shtetëror, është drejt fundit.
Prisni dhe shikoni!

saliu me çështjen veliaj

Lini një Përgjigje