
Flitet për 33 pengje, të gjallë apo të vdekur, që do të lirohen në fazën e parë në këmbim të lirimit të 1.000 të burgosurve palestinezë, që në total duhet të bëhen 3.000. Dakordësia është arritur tashmë, por sa do të zgjasë...
Paola Caridi, analiste dhe drejtuese e “Lettera 22”, thotë se situata ndryshoi me ringjitjen në pushtet të Trump, i cili ushtroi shumë presion mbi Benjmin Netanyahun, të cilin Joe Biden e shmangu duke vazhduar t’i dërgonte armë. Në këtë mënyrë, presidenti i zgjedhur po i paguan borxhin asaj pjese të elektoratit (arab, por jo vetëm) që i dha votën me premtimin për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Çfarë ka ndryshuar në Gaza, dhe përse është i mundur armëpushimi dhe lirimi i pengjeve?
E reja është ndryshimi i administratës në Uashington. Trump dëshiron që të marrë detyrën me një paqe ose armëpushim në Gaza. Biden nuk donte ta arrinte seriozisht këtë marrëveshje, ndërsa Trump i bëri menjëherë Netanyahut presionin e nevojshëm.
Pse pati një ndryshim të ritmit midis dy administratave amerikane?
Trump duhet të mbajë premtimin dhënë ndaj një pjese të elektoratit të tij. Ai ka një pozicion shumë pro-izraelit të krahut të djathtë, megjithatë Biden ka treguar se është shumë më pro-izraelit se ai, duke e armatosur Izraelin këto 15 muajt e fundit, siç nuk e ka bërë asnjë president tjetër amerikan.
Presioni që Trump ushtroi nëpërmjet Steve Ëitkoff, i dërguari i tij në Tel Aviv dhe Doha, ishte shumë më i fortë se ai i Biden. Përpjekja aktuale e presidentit në largim për të arritur armëpushimin ka qenë kontradiktore, duke pasur parasysh armatimet me vlerë 8 miliardë dollarë që vendosi t’i dërgonte Izraelit dhe 2-3 javë më parë.
A ka gjetur Netanyahu dikë që flet me gjuhën e duhur për ta bindur?
Po. Aq sa për herë të parë u ndje në siklet me këtë marrëveshje, në kuptimin që nuk ishte në gjendje ta hidhte poshtë. Edhe pse nuk ishte thënë ende fjala e fundit.
Ndërkohë Hamasi, duket se është në favor të marrëveshjes?
Hamasi ka thënë se e pranon, dhe është konsultuar me të gjitha strukturat e saj në Gaza, si dhe me Mohamed Sinëar (vëllain e Yahja).
Nëse marrëveshja miratohet, a rrezikohet stabiliteti i qeverisë Netanyahu dhe mbështetja për të nga e djathta ekstreme?
Ka një ndryshim në qëndrimet midis Ben Gvir dhe Smotrich. I pari tha: “Ne s’mund të jemi të vetëm në kundërshtimin e kësaj marrëveshjeje”, duke shtuar se deri më tani ka arritur të bllokojë çdo lloj marrëveshje, dhe duke konfirmuar se ishte vetë Izraeli, ai që nuk dëshironte të arrinte një marrëveshje.
Ndoshta Smotrich ka një qëndrim tjetër. Ai është guvernatori de fakto i Bregut Perëndimor, dhe nëse mbetet në qeveri duke e pranuar marrëveshjen, kjo do të thotë se në këtë zonë do të shohim disa gjëra “shumë të këqija”.
A i duhen ende ata kryeministrit izraelit?
Opozita izraelite, si Benny Gantz ashtu edhe Yair Lapid, i kanë ofruar tashmë sigurinë për të ecur përpara me marrëveshjen. I takon Netanyahut të vendosë nëse do të vendosë apo jo në rrezik raportin me Trump që në fillim të presidencës së këtij të fundit. Do të ishte e çuditshme që ta bënte këtë. Për këtë arsye, në shumë qarqe po thuhet se është koha e duhur për të arritur një marrëveshje.
A ka ndonjë shenjë që tregon se ajo është pranë?
Trupat izraelite në front po nisin tërheqjen nga ana e korridorit Netzarim. Ndërsa burgjet po përgatiten për lirimin e disa të burgosurve. Dihet që bashkëshortja e Marëan Barghouti (udhëheqës palestinez i burgosur) shkoi në Doha, edhe pse nuk është e qartë nëse e bëri sepse dëshiron të flasë me dikë apo nëse ishte e ftuar. Një pikëpyetje tjetër, ka të bëjë me numrin shumë të lartë të të burgosurve palestinezë që duhet të shkëmbehen në 3 fazat e armëpushimit. E para prej 42 ditësh, e dyta prej 42 ditësh, dhe më pas një e tretë që nis pas 84 ditësh.
Sa do të jenë?
Në total duhet të jenë 3.000 të burgosur, pra 1/3 e atyre që gjenden aktualisht në burgjet izraelite. Në mesin e tyre do të jenë 150-200 të dënuar me vendim të formës së prerë me burgim të përjetshëm. Për këtë arsye, Ben Gvir pretendon se kjo marrëveshje është një disfatë. Ndaj ne duhet të pyesim veten se cila do të jetë e ardhmja e Netanyahut.
Negociatat duhet të nisin në ditën numër 16-të të armëpushimit. A do të fillojmë të flasim për paqen?
Edhe këtu lindin një sërë pikëpyetjesh. Aq sa i vetmi armëpushim që u arrit, parashikohet për fazën e dytë. Unë besoj se nëse ka dy faza të caktuara, kjo sepse ato përputhen me 100 ditët e para të presidencës Trump, në të cilat ai do të duhet të merret me Lindjen e Mesme, Ukrainën, duke paguar disa nga borxhet e fushatës. Ai ka nevojë që të paktën në Gaza të rreshtin të shtënat.
Lini një Përgjigje