TAGS-AT E JAVËS

Forum26 Qershor 2024, 11:44

“Pensionet Private, Pensionet e së Ardhmes“

Shkruar nga Naim Hasa
“Pensionet Private, Pensionet e së Ardhmes“
Naim Hasa

Pjesë e tregut financiar, pas viteve 2009, në Shqipëri janë bërë edhe Pensionet Private.

Aktualisht është një treg i ri, ne zhvillim por me një mision mjaft të rëndësishëm:  ”ruajtjen e standartit të jetesës që çdo njeri ka arritur nëpërjmet punës edhe gjatë moshës së tretë”.

Sot, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre 6 fonde pensioni dhe katër shoqëri administrimi.

Ky treg ka mbi 40 mijë anëtarë me afro 7 miliardë lekë asete ose mbi 68 milionë euro,  me ritme rritje 1.4-1.5 herë çdo vit.

Por duhet pranuar se, pavarësisht nga këto rritje,  jemi shumë larg zhvillimve që ka ky treg në Europë e më gjerë, qoftë edhe në vendet rreth nesh si Maqedonia e Veriut, Kosova, Kroacia, Bullgaria etj, çka tregon se nevoja për përkujdesje është shumë e madhe si në fushën ligjore ashtu edhe atë institucionale.

Ky zhvillim e fuqizim, bëhet akoma më i domosdosshëm, duke marrë në konsideratë problematikën që mbart sistemi shtetëror i  pensioneve.

Sot problemet e pensioneve dhe sidomos dificitet financiare të skemave shtetërore, janë një shqetësim evident në të gjitha vendet. Kjo ndër të tjera edhe si rrjedhojë e ritmeve me të cilat rritet popullsia e tretë,si shkak i tre faktorëve:

   

            a) të rritjes së jetëgjatësisë së popullatës

            b)të rënieve të ritmeve të lindjeve

            c) emigracioni masiv i moshave të punës

 

Këto situata shtrojnë nevojën e domosdosshme të reformimit të sistemit të pensioneve edhe në Shqiperi, duke u fokusuar në gjetjen e rrugëve te përshtatshme, duke krijuar përgjegjësi te përbashkët të mbulimit të nevojave jetësore në pleqëri, midis shtetit dhe individit.

Një nga sistemet që po fuksionon sot me sukses në Europë e më gjerë, është vendosja e sistemit të Alternuar të Pensioneve, me dy komponent të rëndësishëm: një sistem publik bazë i konsoliduar dhe një sistem privat vetekapitalizues i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për të gjithë ata që duan një pension më të lartë.

Ky sistem, presupozon një ndarje të kontributit në dy pjesë, kontribut shoqëror për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën vetëkapitalizuese.

Për rrjedhojë, përfitimet në moshën e tretë vijnë nga dy burime, pension shtetëror aq sa shoqëria për vitet e punësimit e nivelit ekonomik afron dhe pension privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi i realizuar nga ivestimi i tyre.

Këto modele krahas të gjithë vëndeve të zhvilluara si Austria, Gjermania, Franca, Italia etj, i gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani,Çeki, Sllovaki, madje edhe ne Kosovë, Maqedoninë e Veriut, etj, të cilët sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamik evolimin e këtyre proceseve.

Pensionet Private kanë si qëllim ruajtjen e standartit të jetesës që çdo njeri ka arritur nëpërjmet punës edhe gjatë kohës së pensionit.

Ato kryejnë dy funksione të rëndësishme:

a)     Ofrojnë Pension Pleqërie për ata që nuk kanë kushte për Pension Shtetëror

b)     Ofrojnë pension shtesë mbi atë që jep skema shtetërore

Pensionet private kanë një sërë avantazhesh në raport me skemat shtetërore.

Së pari, ofrojnë përfitime 5 vjet më parë se skemat shtetërore,duke krijuar mundesine qe profesionet e veshtira si dhe ato persona qe ne kete mosh nuk gjejn vend ne tregun e punes te perfitojne nje pension.

Së dyti, ofrojnë përfitime më të larta se skema shtetërore. Mbasi kontributet ivestohen në istrumenta financiare afatgjata dhe me norma të larta fitimi.

Së treti,  shumë e rëndësishme dhe dalluese nga skemat shteterore është edhe fakti që perfitimet në çdo rast janë të trashëgueshme.

Së katërti, kanë një sistem fiskal mjaft favorizues. Për ta bërë sistemin më të pranueshëm e nxites, sistemi fiskal që vepron për Fondet e Pensioneve Private është mjaft favorizues, ku kontributi për pension privat deri në nivelin e pagës minimale, zbritet nga të ardhurat personale për efekt tatami, fitimi që realizohet nga investimi i kontributeve nuk i nënshtrohet tatimit dhe kontributet e punëdhënësit (SUBJEKTIT) konsiderohen si shpenzime të zbritshme për tatim mbi fitimin.

Së pesti, janë mjaft transparente për anëtarët e Fondit. Sistemi lejon që çdo anëtar të njihet në çdo kohe me kontributet e derdhura, fitimin e realizuar dhe të jete i lirë për të vepruar me asetet që ka në fond.

Këto janë edhe  arsyet që sot pensionet private (vetëkapitalizuese) po zhvillohen me ritme të larta në të gjithë vëndet e botës, duke u bërë një domosdosshmëri e kohes.

Për kushtet e  Shqipërisë, mendojmë që futja e sistemit privat paraqitet si më i përshtatshëm e funksional, mbasi:

Së pari, në Shqipëri afro 75-80% e GDP vijnë nga sektori privat, prandaj ska asnjë arsye të mos vlerësohet edhe në këtë fushë.

Së dyti, Shqipëria është një vënd Europian dhe përafrimi i ligjislacionit edhe në fushën e sigurimeve shoqërore është kusht  për tu anëtarësuar në këtë  familje.

Së treti, këto skema, për vetë konfigurimin e tyre ndihmojnë më mirë ekonominë e vëndit duke mobilizuar parat e lira të popullatës nëpërmjet investimeve të tyre në   instrumenta financiar afatgjatë  5-10-15 vjeçare (Obligacione Shtetërore).

Vendosja e sistemit të detyrueshëm privat të pensioneve duke ndarë 3-5% të kontributit për skemat vetëkapitalizuese kushtëzohet edhe nga nevoja që ka shteti Shqipëtar për burime financiare. Nëpërmjet vendosjes së skemës vetëkapitalizuese rriten investimet në ekonomi duke  mobilizuar asetet e të siguruarve që janë investuar ne obligacione shtetërore afatgjatë, 5-10-15 vjeçare.

Nga shifrat që publikon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga disa përllogaritje, në këto skema për një vit grumbullohen 13.5 miliardë lekë, ose 96.5 milionë Euro, të cilat rriten çdo vit progresivisht dhe vetëm pas 10 viteve ato arrijnë në 230-250 miliardë lekë ose 1.750 milionë Euro.

Mundësia e mobilizimit të tyre për ekonominë e vëndit do të kërkonte që të specifikohet në ligj, si shumë vënde në zhvillim që 10 vitet e para të investohet vetëm në instrumenta financiar brënda vëndit.

pensionet private

Lini një Përgjigje