
PD-ja ka vdekë e nuk ekziston. Ka vulën, mban logon, ka edhe seli të madhe, por nuk asht ma Partia e tranzicionit antikomunist, por një Trust kriminal, hajnor, pa ide pa nder, e pa kurrgja përpos etjes për me vjedhë.
Diku rreth vitit 2014 në një tavolinë me një ish kuadër të qeverisjes Berisha, miku im tanimë në profesion të lirë dhe i paangazhuar në politikë, edhe sot krejtësisht jashtë saj, më shprehte dakordësinë e tij me shkrimet e grupit tonë se Ai i Madhi ka vendosë me e rrudhë partinë avash avash duke e mbajtur si shqytë interesash familjare.
Me një fjalë PD-së i kishte krye voji i kandilit. Unë dhe shokët e mi në fakt shkonim edhe më tej, duke thënë se misioni historik i saj, kapërcimi nga regjimi komunist në një regjim demokratik ishte krye. Duke mos pasë ma nji ide shtyllë e fanar si antikomunizmi, Sali Berisha e përdorte si mburojë për familjen e vet. Mbas 2013-ës dhe shitjes së Partisë njeriut të Sorosit në këmbim të sigurisë së Zenit dhe partisë familjare ishte e qartë edhe për ata që kishin besuar realisht tek projekti reformues i qeverisjes Berisha 2 (2005-2013) se Luli ishte mëkëmbës, i dobët dhe i piketuar për tu bërë theror. E gjitha, kishte qenë një rrenë e madhe me bisht!
Ishte tezë që shumë pak vetë e mendonin asokohe, dhe shumë më pak e shkruanin publikisht. Ndër ata pak që e shkruanin, të cilët numëroheshin me gishtat e një dore, isha edhe unë dhe shokët e mi. Argumenti jonë asokohe dhe aq ma tepër tani asht i thjeshtë. Çdo parti ka një rrugëtim ideologjik. Kur mbaron dhe kur idetë shterojnë atëherë ajo kthehet në një instrument votëmbledhës i cili ma shumë i ngjason një Trusti kriminal se sa një grupimi mendjesh të lira të bashkueme mbi një grup idealesh.
Sot, ky është një realitet të cilin vetëm ata që mendojnë më kot se do bëhen drejtorë e do vjedhin sërish dhe ato që Familja jua ka ble gjakun me pare e poste, nuk duan me e besue. Militantët e thjeshtë, ata që hanë groshë po e kanë mbështetur PD-në si projekt ideologjik, janë të hutuar e s’dinë çfarë të besojnë. Shumë prej tyre ndjekin zakonin edhe pse jua kanë futë e i kanë përdorë dhjetëra herë.
Mirëpo PD-ja ka vdekë e nuk ekziston. Ka vulën, mban logon, ka edhe seli të madhe, por nuk asht ma Partia e tranzicionit antikomunist por një Trust kriminal, hajnor, pa ide pa nder, e pa kurrgja përpos etjes për me vjedhë.
Trusti i Gështenjave dhe Sigurisë së Zenit asht tanima nji grup i strukturuar kriminal, por mbas këtyre zgjedhjeve edhe i varur drejtpërdrejt nga Sindikata Ndërkombëtare e Krimit, e cila ka si kryetar Duçen e Surrelit. Duçe Surreli kontrollon burimet e fitimit dhe Trusti asht i varun prej tij për mbijetesë jo vetëm politike.
Ndaj edhe Sali Berisha i shiti prapë demokratët, mori vulën si shqutë mbrojtëse dhe si simbol i opozitës, vetëm sepse deshi me ja dhanë Duçe Surreli.
Pra, sërish problemi në Shqipëri sot asht diktatura jakobine e Edvin Duçe Surrelit. Për me e rrzue atë nga froni i zaptuem me banda e blerje votash, duhet spastrue rrugën nga handraku kinse opozitar. Trusti i Gështenjave dhe Sigurisë së Zenit asht mburoja e parë e Duçes. Pa të dhe kontrollin që ka mbi plehnat që gjallojnë rreth nji 80-vjeçari në hall, Duçja nuk kishte me qenë as kaq i qetë e aq ma pak arrogant. Të gjithë e njohim se kur rrezikohet, ai bahet pulë e lagun e fillon e qurravitet telefonave.
Pra, të dashur militantë të stërgënjyer demokratë. Ju kanë rrejtë prapë, jua kanë futë prapë, po jua shesin sapunin për djathë.
Po nuk u zbyth nga loja Trusti, askush s'mundt me ju avitë Duçe Surrelit dhe taborreve të tij patronazhiste. Në qoftë se realisht nuk e doni zgjedhën e tij, lëshojeni Trustin e krijoni hapsinën për opozitë reale e parimore me baza kombëtariste.
Përndryshe jeni si gjahtari që nuk u lodhte së gjuajtur ariun, po përfundonte me mendere përpjetë.
Lëshojini, ju duan skllevër e ju konsiderojnë pisa. Shqipëria shqiptarëve, plumbin zagarëve!
Lini një Përgjigje