Unë më shumë respektoj këtë model deputeti që vjen nga vota, sesa disa spurdhjakë e vemje që kanë ardhur në Parlament me gjuhë të leshtë që bëjnë lëpirje “relaksuese” tek menderja e padrinos së radhës...
E falënderoj përzemërsisht mjeshtrin Avni Delvina që ka postuar në Facebook-un e tij për listat e hapura, duke ilustruar postimin e tij me këtë foto timen të montuar.
Po shoh jo pak servilë e debilë politik që po përpiqen të mbrojnë një pazar të qelbur për të mbyllur listat që qytetarët të mos zgjedhin, por thjesht të votojnë si në kohën e komunizmit.
Por harrojnë se demokracia është garë dhe gara sjell zhvillim, ndërsa lëpirja dhe servilizmi vrasin garën dhe sjellin autokraci dhe degjenerim të çdo qelize të pushtetit, duke filluar nga tempulli ku burojnë pothuajse të gjithë pushtetet, Parlamenti, në një sistem formalisht demokratik dhe me formë qeverisje Republikë Parlamentare.
Dhe duke qenë individ butak, pa asnjë vlerë konkrete përfaqësuese dhe pa këllqe te përballen me votën e qytetarëve, gjejnë argumente sterile pa moral, se listat e hapura favorizojnë të “fortët” dhe “kontigjentët”.
Por në fakt nga 2009-2025 çdo kontigjent që është larguar nga parlamenti, nga ligji i dekriminalizimit, ka hyrë në parlament nga listat e mbyllura të kryetarëve, jo nga vota e qytetarëve sepse çdo llumhanë e ka më të lehtë të blejë një kryetar partie sesa të blejë 10-15 mijë qytetarë.
Në 2021 kapërcyen herësin 3 kandidatë gjithsej, Luçiano Boçi i PD dhe Fatmir Xhafa me Orlando Rakipin të PS.
Cili prej tyre është kontigjent????
Për cilin prej tyre është kërkuar nga subjektet politike respektive të verifikohet nga ligji i dekriminalizimit???
Nëse e gjithë mbrojtja e listave të mbyllura ose lista leshi, konsiston pse Orlando që nuk e njoh fare është djali i një ish-deputeti që ka dorëzuar mandatin nga ligji i dekriminalizimit, atëherë kthehemi në komunizëm që kush kishte babën me biografi të keqe apo të arratisur shpallej armik.
Në pluralizëm dhe demokraci edhe e dhjerë si kjo e jona, përgjegjësia është individuale dhe jo familjare apo e tufëzuar o debila dhe servila të pështirë që lëpini si zagar çdo mendere për të treguar se jeni me udhëheqësin.
Po edhe nëse është kështu atëherë po ju them që si Orlandon, Luçianon dhe Fatmirin, kryetarët e PD dhe PS i caktuan kandidatë e nuk u futen si të “ fortë” në garë.
Por si qytetar më së pari e pastaj si njeri që aktivizohet në politikë kundra palaçove dhe qelbësirave qe nuk njohin as moral as dinjitet, që nuk kane as këllqe as kurajo për t’u përballur e që nuk e dinë se çfarë është te jesh njeri i lirë, por flasin si klloun vetëm se mendojnë që t’iu pëlqejnë padrinove, unë më shumë respektoj këtë model deputeti që vjen nga vota, sesa disa spurdhjakë e vemje që kane ardhur në parlament me gjuhë të leshtë që bëjnë lëpirje “relaksuese” tek menderja e padrinos së radhës.
Dhe kur dëgjoj ndonjë fundërrine që thotë se listat e mbyllura mbrojnë “shkencëtarët, intelektualët, profesoriatin dhe akademikët” me vjen tua përdor surratin si sifon haleje.
Po a mund të ma gjeni një te vetëm nga kjo kategori ne katër palë zgjedhje nga 2009,2013,2017,2021 në parlament nga 560 deputetë që kane patur së bashku katër palë parlamente????
Parlamenti është vendi ku duhet të shkojnë burra dhe gra që votohen nga qytetarët, jo nesuno që ju duhen si ushtarë kryetarëve.
A keni parë apo dëgjuar të flasë “akademike” Luljeta Bozo që kur u prezantua bashke me Najadën? U çanë mediat duke na e sjellë si një “magji” të Ramës.
Po “prof” Mark Markun a e keni marrë vesh ndonjëherë pse e “dorëzoi” mandatin??
Se me ata që morën qindra hektar toke si investitor strategjik nga Rama dhe që marrin mbi 60 milion euro si zyrë konsulentësh financiarë të “Dubait“ në Durrës, nuk po merrem fare edhe pse ky është modeli më i pështirë i listave të mbyllura.
Jo vetëm në politikë por në çdo fushë të jetës ka një dallim shumë të madh mes atyre që flasin për parime e moral dhe pastaj zbythen duke ju bashkuar “tufës” për interesa te ngushta dhe atyre që flasim dhe kur vjen momenti reagojnë me qëndrime dhe veprime konkrete.
Nëse vetëm flet dhe nuk mban qëndrim apo nuk reagon në bindjet e tua, duke pranuar me koshiencë çdo kosto te lirisë tënde, quhesh lehës, llapaqen, llafazan apo gore.
Në 34 vite kam pranuar me qejf koston e lirisë time.
Kam reaguar duke folur atë që kam menduar se është e drejtë dhe kur kam venë re që “tufa” nuk më ka kuptuar, për momentin kam mbajtur qëndrim me veprime konkrete edhe pse e kam ditur mirë që kjo ka kosto.
Kam pranuar sharjet dhe fyerjet e çdo qelbësire me emër frymorësh e me surrat kafshësh ose kur…. qe me pas kanë dalë të shpëlarë e të dhjerë para realitetit, kurrë nuk jam strukur për interesa të pista.
Unë kam dale në garë edhe kundra rrymës si ne 2005 i pa varur, ne 2009 me një parti brenda koalicionit ( PLL) dhe ne 2021 vetëm fare me PLDSH ku votat i numëronin dhe i “ruanin” Luli me Gazin dhe Rama me Damianin e përsëri më lanë 4700 vota ose më shumë se sa 16 deputetë të sotëm të PD e 19 të PS.
Kështu që unë do të konsideroja si realitet dhe njeri politik cilindo që ka guxuar të masë veten dhe ka patur kurajon të provohet tek vota e qytetarëve, por as ma ndjen e pjerdh për lëtyra qe ma marrin në gojë gjithë ditën……. emrin duke menduar se me zvogëlojnë kur askush prej tyre nuk ka dalë në betejë apo nuk ka guxuar të dalë e të provojë se sa i vlen lëkura tek vota.
Edhe beteja ime për listat e hapura nuk është betejë false parimore për të thënë që jam ndryshe, por një betejë reale për atë të cilën shqiptarët u ngritën në dhjetor të 1990 për të zgjedhur me vote, jo thjesht të votojnë partitë e te mos shohin ne liste emrat e asnjë palaçoje që ka frikë votën e qytetarëve.
Dhe ju garantoj që kjo beteje e imja publike do të vazhdojë sa të kem frymë dhe nëse “tufa” përsëri do të më shpalli “armik” apo do të më konsiderojë “tradhtar” siç lehën në kor e tek e tek në shkurt të vitit 2019 kur nuk pordha për vendimin e djegies se mandateve që “vrau” opozitën e akoma nuk është ringjallur.
Dhe ju garantoj qe nuk do te jetë betejë vetëm publike me deklarata apo qëndrime në TV apo rrjetet sociale por edhe me veprim konkrete duke mbajtur qëndrim me çdo kosto personale për parimin se përfaqësues i qytetarëve nuk mund të jesh kurrë pa votat e tyre dhe duke u fshehur brenda brekëve të kryetarëve.
Zgjedhjet e 2025 duhet të jenë modeli që qytetarët nuk mund të mbahen më peng si skllevër nga kryetarët e partive dhe një grusht bythëlëpirësish pas tyre që te detyrohen të votojnë me “urdhër” apo “detyrim” çdo qelbësirë që ju servirin kryetarët në listën e mbyllur.
Bythecët e politikës duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për talljen 20 vjeçare nga viti 2009, qe i bëjnë votës së qytetarëve duke emëruar lloj lloj perversi dhe palaçoje pa karakter pa moral pa dinjitet pa familje, si përfaqësues të qytetarëve.
Është koha që kurajo duhet të triumfojë mbi servilët e pështirë. Është koha që dinjiteti i kujtdo që pretendon se ka dinjitet duhet të shfaqet me qëndrime e veprime konkrete pavarësisht se si konsiderohet nga “tufa” apo “ tufat” që lehin me urdhër e që hanë atë që kane dhjerë, duke menduar se nuk i mban mend apo nuk i shef askush.
Zgjedhjet e 2025 duhet të jenë një goditje e fortë për estabilishmentin qelbanik vegjetues të politikës shqiptare. Uroj dhe besoj shumë edhe ne sakrificën e diasporës që të harxhojë pak kohë dhe pak para për të votuar kundra qelbësirave që kanë kapur prej fyti Shqipërinë dhe shqiptarët, me një pazar të ndyrë mes njeri-tjetrit për të ruajtur pushtetin e tyre dhe gjendjen mizerabël ku është sot Shqipëria fale “luftës” fallco qe ua paraqesin shqiptareve si “luftë” për shqiptarët.
Nuk mund të mashtrosh përjetësisht shqiptaret se po “lufton” për ta por ke frike nga vota e tyre. Vota është garë dhe gara është vlerë në politikë ku secili vjen sipas asaj që përfaqëson dhe ka vlerë mbi bazën e votave që merr.
Politika është përfaqësim dhe jo lëpirje e mashtrim.
Akademikët, shkencëtarët, profesorët dhe intelektualët të bëjnë “shkencë” tek Akademia e Shkencave të Gjinushit.
Parlamenti duhet të jetë vetëm i qytetarëve dhe jo i zagarëve të kryetarëve.
Lini një Përgjigje