TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Shkurt 2025, 17:08

Një këshillë për Taulant "Akademikun"!

Shkruar nga Irena Beqiraj

Një këshillë për Taulant "Akademikun"!

Të vërtetën nga gënjeshtra e ndajnë vetëm 4 gishta

Tregojnë që një burrë të urtë e thirri një ditë mbreti dhe e pyeti- pa më trego, si ka mundësi që ke bërë 100 vezë? Si ndodhi?

Burri qeshi edhe qetësisht i shpjegoi- Madhëri!

Unë nuk kam bërë asnjë vezë! Gruaja ime donte t'u mburrej grave të mëhallës edhe u tha që “burri im sot në mëngjes bëri një vezë?”

Siç duket gojë më gojë ka ardhur deri në veshin tuaj që paskërkam bërë 100 vezë.

Në fakt, në veshin tim erdhi se kishe bërë 99 vezë, por unë për lehtësi e rrumbullakosa në 100- ju kthye mbreti si i zënë në faj!

Burri i mençur para se të ikte i la mbretit edhe një këshillë: Hirësia juaj! Të vërtetën nga gënjeshtra e ndajnë vetëm 4 gishta, duke i vendosur katër gishtat midis veshit edhe syrit. Po e dëgjove me vesh ka shumë mundësi të jetë gënjeshtër. Vetëm po e pe me sy është e vërtetë!

Kjo këshillë vlen edhe për Taulant "Akademikun"!

Lini një Përgjigje