
Ky rezultat paradoksal është një padrejtësi e qartë.
Në demokraci, shifrat (sasia e votave) nuk janë thjesht numra, por përkthehen në ndikim politik dhe lexohen gjithmonë përmes filtrit të interesave politike.
Në qarkun e Tiranës, Partia Demokratike mori gjithsej 151,157 vota. Nga këto, 19,025 vota shkuan për Jorida Tabakun, që do të thotë se 1 në çdo 8 votues të PD-së zgjodhi të votojë nominalisht për të. Në anën tjetër, Ilir Alimehmeti mori 16,595 vota, që përkthehet në 1 ndër 9 votues dhe megjithatë, ai mbeti jashtë parlamentit.
Ky rezultat paradoksal është edhe një padrejtësi e qartë. Tregon se sistemi me lista të mbyllura nuk reflekton plotësisht realitetin politik dhe preferencat e elektoratit.
Pa një ndryshim në qëndrimin ndaj përzgjedhjes dhe listimit të kandidatëve, do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që opozita të dalë nga parkingu politik në të cilin gjendet sot.
Kjo vlen edhe për zgjedhjet më të afërta në kalendar.
Lini një Përgjigje