
Duke të kërkuar mirëkuptim Andi Bushati, edhe njëherë të kërkoj shumë ndjesë që të kam bërë “armik” me këtë kategori race, gazetarësh, që e mbajnë veten si analistë, por në fakt janë servile, e mbajnë veten si opinionistë, por në fakt janë dizinformues, e mbajnë veten si kritikë, por në fakt lëpijnë këdo që është në pushtet...
I nderuar Andi Bushati!
Mora vesh qe disa gazetarë VIP-a, drejtues emisionesh apo analiste pjacë e lartë, te kishin kritikuar rëndë dhe gati të kishin shpallur armik pse Ju kishit qenë në një debat televiziv tek TV SYRI në emisionin Çim Peka LIVE.
Në fillim mendova që ka të bëjë me luftën e klasave dhe të them të drejtën i mirëkuptova sepse po ta marrë vesh gjyshi Juaj i ndjeri Hysni Kapo. larguar nga kjo botë në vitin 1979 që Ju do pranonit të uleshit në debat apo si të barabartë me nipin e te ndjerit Qazim Murrizi, larguar nga kjo botë në vitin 1978 pa u futur asnjë dite në koperativë, do i rrotulloheshin kockat në varr dhe nuk do ta besonte që kjo kishte ndodhur.
Por kur mora vesh se këta gazetarë elite, VIP-a, pjacë e larte dhe mender intelektualë, të paskan bërë gjyq me SMS sepse Ti dhe kjo kategori e serës mondane gazetareske nuk duhet të uleni me mua nëpër studio apo debate se unë BULLIZOJ, u habita shumë.
I Nderuar Andi!
Po të lutem që tua përcjellësh një kërkesë nga ana ime kësaj kategori aristokrate gazetareske.
Nëse më gjejnë një rast të vetëm që kam bullizuar dikë në studio ose që kam përdorur një sharje, fjalë të piste, apo fjalor banal, të ndyre apo jo të hijshëm në krahasim me çfarë kanë përdorur kjo kategori race gazetarësh, ta publikojnë dhe jo që do tu kërkoj ndjesë, por do t’i njoh si sërë e lartë e mendjes se ndritur shqiptare dhe do përulem me respekt para veprave të tyre.
Po ashtu Andi ju thuaj që nëse gjejnë një fjalim timin ne Parlament gjate periudhës 2017-2021 kur unë isha deputet qe ka një fjalë të pistë apo fjali ofenduese, ose te llojit të sotëm të kësaj elite parlamentare pas 2021, ta publikojnë dhe do ju kërkoj ndjesë publike.
Ne fakt Andi, ai që i ka bullizuar, sharë, ofenduar, degjeneruar, dhunuar, përçmuar, i ka zënë karrigen neper emisione, i tall, i poshtëron por këta qeshin në formë zgërdhitje duke hapur gojën e qelbur e duke nxjerrë jashtë dhembet e pistë, ka qene vetëm Rama.
Ai i quan kazan, paterice, lëpirësa, servilë, të pështirë, të ndyrë, të paditur, ordinerë, pa vlerë, por që këta aristokratë nuk ja marrin për keq, sepse Rama ju jep leje kullash, ju jep lekë inceneratorësh, ju jep paga dhe honorare dhe ju ka punësuar familjarë në poste publike, ku bëjnë para si hajdutë.
I nderuar Andi!
I vetmi “ bullizim” që ju kam bërë unë disave prej këtyre gazetarëve VIP-a të këtij vendi, ka qenë se shpesh herë në foltoren e Parlamentit apo në studio televizive, kam deklaruar që jo pak prej tyre kanë qenë ish SPIUNE TE SIGURIMIT, dhe ju kam përmendur disa pseudonime të tyre.
Por ky nuk është as bullizim Andi as ofendim, dhe unë nuk kam asnjë faj Andi sepse nuk i kam rekrutuar unë si spiunë sepse unë nuk kam punuar kurrë në sigurimin e Shtetit.
Pyete edhe Banan Tënd Andi se Ai jua di pseudonimet një pjesë të madhe të këtyre që të kanë bërë “presion” me SMS e që e mbajnë veten si gazetarë Vipa.
Unë kerkova dhe propozova një ligj ne Parlament ne vitin 2020 Andi per ti hapur dosjet e ish spiuneve por mazhoranca socialiste e bullizuar nga ky ligj njësoj si keta gazetare te seres se larte nuk e votoi Andi sepse kishte dhe ka plot spiune brenda grupit te saj parlamentar, dhe ligji i propozuar nga unë mori vetëm 30 vota te atyre deputeteve qe nuk ishin spiune.
Unë kam “ bullizuar” edhe 43 deputetet e grupit parlamentar të PD Andi, disa herë në mbledhje grupi qysh në korrik 2017 sepse ju kërkoja publikisht që të gjithë ata qe kishin qene 18 vjeç ne dhjetor 1990 duhet të merrnin patjetër çertifikatën e pastërtisë së figurës tek Autoriteti i Dosjeve por që kryetari Basha jo vetëm që heshtte por nxinte ne çdo mbledhje kur ja kërkoja një gjë te tille, por nuk mendoj se kjo kërkesë quhet BULLIZIM.
Jua kërkoj non stop Andi në çdo studio të gjithë Deputetëve të sotëm që të marrin nismën ligjore dhe ti hapin dosjet e spiuneve të Sigurimit që janë shpërndarë kudo Andi si copa muti në politikë, drejtësi, administratë, gazetari në Shtet e Pushtet, por nuk besoj që kjo kërkesë është bullizim.
Ja kam kërkuar Ballës dhe sot Çuçit, Ballës, Ramës dhe Nikollës mor Andi, por as këta që i kanë numrat ne Kuvend nuk kanë as këllqe as mendere sepse kane plot spiunë brenda vetes.
Jua kërkova publikisht Andi edhe kur doli spiuni I.M, DH.S, A.D, S.H e disa të tjerë, por ja qe kjo mazhorancë është e tredhur e nuk ka kurajo që t’i bëjë publik ish spiunet e Sigurimit Andi edhe pse tek Autoriteti i Dosjeve punojnë bashkëshortet e spiuneve si rasti i zonjës Lame sipas “Pamfletit”.
Duke të kërkuar ndjese shume Z.Bushati për këtë shqetësin që të kam krijuar dhe për këtë prishje imazhi tek elita e gazetareve VIP të këtij Vendi, për sikletin që të kam dhënë ngaqë pranuat te ishit në studio me mua por me ftesë të Z Peka jo timen, do të ju lutesha shume të më bënit një nder:
Meqënëse kjo kategori gazetaresh pjace dhe e serës së larte nuk begenis të komunikojë me mua, a jua përcjell një kërkesë shume miqësore dhe nuk besoj do ta quajnë bullizim kur jua përcjelle Ti Andi, nga ana ime????
A po ju thua që të shkojnë pranë Autoritetit te Dosjeve te ish Sigurimit të Shtetit dhe te marrin nga një çertifikatë për pastertinë e figurës se tyre nga ku autoritet nëse kane qene apo jo SPIUNE SIGURIMI, të përndjekur ose te favorizuar nga sigurimi i Shtetit: 1- Blendi Fevziu, 2- Ylli Rakipi, 3- Artur Zheji( Ballo) 4- Arian Çani, 5- Andi Bejtja, 6- Armand Shkullaku, 7- Lutfi Dervishi, 8- Sokol Balla, 9- Neritan Sejamini, 10- Preç Zogaj, 11- Frrok Çupi, 12-Fatos Lubonja, 13-Shpetim Nazarko dhe kë të kesh mik e shok Ti Andi që ka qenë 18 vjeç në dhjetor 1990 ????????
Se disave prej tyre jua ka kërkuar këtë gjë publikisht edhe Elvi Fundo, por siç duket edhe Atë e konsiderojne pjacë e ulët dhe besoj e kane quajtur bullizim kërkesën e tij.
Fol me ke te duash Andi dhe kërkoja kujt te kesh dëshire Ti ne emrin tim pa problem edhe pse e di qe do ta quajne bullizim, por ma faturo mua pa problem Andi se une armik jam qe jam.
Fol edhe me Mero Bazen, Arben Meçen, Agim Baçin, Fitim Zekthin, Lorenc Vangjelin, Baton Haxhiun, Aleksandër Çipën e të tjerë, se nuk besoj që do ju ngelet qejfi sepse nuk po ju kërkoj asgjë me shumë se kjo që kam kërkuar për veten time tek autoriteti i dosjeve Andi.
Ty nuk po ta kërkoj Andi sepse e di qe kur ishe i vogël të mbante në krahë xhaxhi Enver dhe je rritur në bllok dhe Babai yt ka qenë vetë në këtë Strukturë Sigurimi dhe ishe nipi i Hysni Kapos, kështu që nuk guxonin dot operativët të ëe rekrutonin, por këta VIPA-t, aristokratë, sërë e lartë, dhe pjacë, maksimalja mund t’i ketë përqafuar ndonjë sekretar byroje ferme apo koperative ose i ka mbajtur në krah ndonjë pergjegjës sektori ose brigadier.
Duke të kërkuar mirëkuptim Andi Bushati, edhe njëherë të kërkoj shumë ndjesë që të kam bërë “armik” me këtë kategori race, gazetarësh, që e mbajnë veten si analiste por ne fakt janë servile, e mbajnë veten si opinioniste, por ne fakt janë dizinformues, e mbajne veten si kritike por ne fakt lepijnë këdo që është ne pushtet për kockat qe ju jep të lepijnë dhe kritikojnë ata që janë në opozitë, dhe e mbajnë veten për ekselent dhe sërë e lartë në çdo fushë, por në fakt janë disa individë të përdorur ne 33 vjet nga padrinot e radhës qe ju kane dhënë një pjate supë të qelbur.
I Nderuar Andi Bushati ma bej hallall gjithë këtë zallamahi që të kam krijuar në prag festash dhe të prisha me shoqninë VIP gazetaresko-analisto-opinionisto Shqiptare.
Por nje gje tua thuash Andi qe nuk jua kam pasur dhe nuk jua kam me te keq pse po ju kërkoj qe pas 33 vitesh Shqiptaret ta dine se kush ka qene SPIUN SIGURIMI dhe kush jo, e pastaj te dalin te japin mend, te bejne moral ose te gjykojnë të tjerët.
ASKUSH NUK MUND TA BLEJE TE KALUAREN E TIJ, SADO PARA PUSHTET DHE FAME MUND TE KETE SOT
TE PERSHENDES ANDI DHE TA KAM BORXH KETE QE TE KAM BERE PA DASHJE POR NGA PAKUJDESIA E ÇIM PEKES
Lini një Përgjigje