
Keni katër palë zgjedhje qysh në vitin 2009 që keni vegjetuar mbi shpinën e demokratëve pa vota dhe pa meritë, prandaj boll është boll...
Në demokraci ka betejë me kundërshtarin politik dhe garë mes njëri-tjetrit.
Kush nuk e ka kuptuar akoma apo kush trembet nga ky rregull duhet të zgjohet nga gjumi i pështirë i servilit që prej vitesh ka fituar çdo gjë si kërmilli me lëpirje dhe pa garë e pa votë.
Primaret duhen të jenë transparente dhe kombëtare, jo me qarqe se përçajne PD siç ndodhi në degën Nr 2 Tiranë.
Në primare duhet të futen të gjithë, pa na ofenduar injorancën se inteligjencën keni kohë që na e ofendoni, sepse nuk ka demokrat të dorës së parë dhe demokrat inferior, e aq më shumë që drejtuesit politik të sotëm pothuajse kanë kontribut, përfaqësim, mbështetje, karizëm e personalitet shumë më pak se 45 mijë anëtarët e PD.
Kush ka “ frikë” nga vota e demokrateve dhe kërkon të jetë në listën e mbyllur se ka frikë edhe nga vota e shqiptarëve, duhet të shkojë në PS e të mos na çaj dërrasa si mender “lidera”.
Keni katër palë zgjedhje qysh në vitin 2009 që keni vegjetuar mbi shpinën e demokratëve pa vota dhe pa meritë, prandaj boll është boll.
Për hatrin tuaj nuk ka pse shkon PD dhe opozita në PS, por ju duhet të qëroheni një ore e më parë, se nga ikja juaj në PS shpëton PD dhe opozita.
Prandaj mos na lehni nëpër studio ekranë e portale se nuk besoj që ju bien qimet demokrateve nga qurravitja juaj.
Lini një Përgjigje