Kalimi nga tragjedia në komedi eshtë gjendje transiti, sigurisht, sepse, pasi të zhduken komedianët që po drejtojnë sot Shqipërinë, do të vijë sistemi racional i zhvillimit kombëtar.
Të presim zhvillimin duke parë komedinë e sotme për çdo ditë: nga Këshilli i Ministrave në Parlament.
Mos mendoni se Shqipëria ka kaluar në një regjim administrativo-politik të zhvilluar, sepse liderët unikë, që nga viti 1945 e deri më sot, kanë ecur vetëm në dy segmente kohorë:
Nga tragjedia Hoxha, te komedia Meta - Rama.
Prandaj dhe njerëzit janë disi të çliruar sot: sepse ata po shohin komedinë Rama tre, katër ose pesë herë në ditë.
Po zhvillimi kombëtar?
Pse, a keni parë ju ndonjë shtet ku një piktor e mësues vizatimi, si ne shqiprarët sot, të ketë drejtuar tregun, ekonominë, shtetin në funksion të ligjit, dhe shkencën në funksion të matematikës e relativitetit?
Kurrë!
Po në Shqipëri, pse po ndodh kjo?
Sepse këtu nuk ka rënë ende në zhdukje tragjedia Hoxha.
Dhe Shqipëria ka kaluar nga tragjedia, në komedi.
Por, kalimi nga tragjedia në komedi eshtë gjendje transiti, sigurisht, sepse, pasi të zhduken komedianët që po drejtojnë sot Shqipërinë, do të vijë sistemi racional i zhvillimit kombëtar.
Të presim zhvillimin duke parë komedinë e sotme për çdo ditë: nga Këshilli i Ministrave në Parlament.
Prisni dhe shikoni...
Lini një Përgjigje