Dëshmia e shkërmoqjes është tregues se askush nuk vendos në institucione por Bordi Mafias me porosi të Ramës. Dhe mendoni se Rama do pyesë komisione zgjedhore apo kioska juridike rrugës.
Gjykata Kushtetuese për Edi Ramën është si byrektore.
Edhe Oltën e çuan në Venezie. Pyesni Komisionin edhe për orarin e të shkuarës në banjo. Ky truk legenos sistemin dhe tregon shpërfilljen ndaj ligjit. Duan të zvarriten deri ne afatet kur vendimmarrja është e pavlefshme. Do ta ribëjë deputete për shkaqe të njëjta? Ku e ka kapur Xhaçka Ramën? Me saktë ku i ka kapur vëllezërit Rama?!
Në investime ku aksionet janë me surpriza? Në tenderat te mbrojtja? Në dhënie certifikatash sigurie njerëzve me telash penale? Në marrëveshjen e detit? Në privatizimin e bazës detare, të sekuestruar?
Në historitë call centerave ku gjendej dhe vëlla Olsi? Në histori penale të rrethit të tyre strategjik? Ky tregues strategjik i plaçkitjes, është frika se qelia detyron të flasë të dërguarit në kafaz.
Dëshmia e shkërmoqjes është tregues se askush nuk vendos në institucione por Bordi Mafias me porosi të Ramës. Dhe mendoni se Rama do pyesë komisione zgjedhore apo kioska juridike rrugës.
Komiteti Qendror i Rilindjes është ai ku vendoset gjithçka. Për arrestime, dënime, ekstradime. Një drejtësi e çrefornuar që bën në aktakuzë liderin e opozitës Sali Berisha kryetar bashkie, është çmenduri me urdhër. Kanë hetuar koncerte sikur merret ish-KM me histori muzikore. Kanë falsifikuar dokumente.
Kanë lemeri se Jamarbër Malltezi për 15 vite ka marrë ligjërisht një përqindje inekzistente të tokës së familjes. Kanë kryer vepra penale si hetues komunizmi. Ata zyrtarë që marrin porosi nga KM dhe Bandat duhet të zhduken nga detyrat publike. Refuzimi i përsëritur i Gjykatës Supreme është Diktaturë.
Lini një Përgjigje