TAGS-AT E JAVËS

Forum18 Mars 2024, 16:05

“Kapja” me stil e dhëndurëve në modë edhe në politikën tonë, do Zoti ky Kushneri i Trump nuk ndahet nga Ivanka se e pat Sazani

Shkruar nga Myslim Murrizi

“Kapja” me stil e dhëndurëve në modë edhe

Ah sikur të kishte edhe Bideni një dhëndër si Jared Kushneri t’ia kishim dhënë edhe atij Lagunën e Karavastasë.

Dashtë Zoti që ky dhëndri i presidentit Trump nuk i ngjan Ramës për gratë se po i futi një të ndarë Ivankës para nëntorit na iku Sazani për lesh pastaj.

Po mirë që e rregullon me njërin dhëndër Jared Kushnerin po sikur të mërzitet dhëndri tjetër Michael Boulosi si ia bëjmë?

Të ndajmë Sazanin në mes apo t’i japim Karaburunin këtij tjetrit?

Ishalla nuk keqkuptohet ky Michaeli nga emri i Karaburunit se pastaj kush e duron Trumpin!

Ah sikur të kishte edhe Bideni një dhëndër si Jared Kushneri t’ia kishim dhënë edhe atij Lagunën e Karavastasë.

Nuk besoj se do keqkuptohej edhe ky nga emri i Karavastasë se do thonin pse Kushnerit ia dhatë pronën me emër qe nuk fillon me Kara përpara!

Eh kjo “ kapja” me stil e dhëndurëve ka funksionuar edhe brenda për brenda në politikën tonë e jo më me ndërkombëtarët.

Po të shikosh se sa dhëndurë opozite kanë marrë nuset në PS dhe sa dhëndurë PS kanë marrë nuset nga opozita dhe kanë një harmoni të shkëlqyer do dukej gallatë kjo e njërit prej dhëndurëve të Presidentit Trump.

Ishalla nuk fillojnë edhe me baxhanakët, kunetërit, krushqit se pastaj nuk na dalin as ishujt e Greqisë për t'i kënaqur të gjithë e jo më ishulli i Sazanit me 6 km katrorë tokë.

Lini një Përgjigje