TAGS-AT E JAVËS

Forum27 Gusht 2024, 17:14

Gracka apo risia: E reja e zgjedhjeve të 2025-s

Shkruar nga Ylli Pata

Gracka apo risia: E reja e zgjedhjeve të 2025-s

Ajo që duket por që nuk po thuhet ende, mund të kemi një aleancë apo grupim elektoral të të gjithë subjekteve që nuk e gjejnë veten te Sali Berisha e Ilir Meta.

Në zgjedhjet parlamentare të 2025-s, pavarësisht paktit mes Berishës dhe Ramës për të ruajtur sistemin aktual, kemi një risi dhe zhvillim të rëndësishëm.

Edhe pse jo i plotë, opozita paraqet risinë më të rëndësishme të ballafaqimit elektoral të vitit të shkuar.

Ndërsa në mazhorancë gjithçka dihet, pra që përfaqësohet nga një PS që kërkon mandatin e katërt, në opozitë ka një panoramë krejt të ndryshme nga 2021-shi.

Nuk ka hipokrizi të një grupimi që qëndron bashkë por që brenda të gjithë hahen me njëri tjetrin e nuk pajtohen për asgjë. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të kemi partinë e Sali Berishës, me vulë e me marrëveshje të ledhatuar nga mazhoranca, që ka edhe komisionerët por edhe shumicën e fondeve. Kemi Partinë e Lirisë së Ilir Metës, i cili sipas të gjitha gjasave nuk mund të kondicionojë aleancën me doktorin, e ka shumë mundësi të dalë më vete.

Ndërkohë po më vete janë Demokratët Atlantikë të Bashës, LZHK e Dash Shehut, Agrarët e Dukës, por edhe partia e re Demokratike e antiberishjanëve të Alibeajt.

Ajo që duket por që nuk po thuhet ende, mund të kemi një aleancë apo grupim elektoral të të gjithë subjekteve që nuk e gjejnë veten te Sali Berisha e Ilir Meta. Domethënë të gjithë të tjerët, deri të partitë e reja fare, e në ekstrem PD e vulës së doktorit e Meta të jenë subjekti për tu mundur.

Shumëkush do ta trajtojë këtë si një krijesë të Ramës për të mos bërë të mundur që opozita të vijë në pushtet. Por pas paktit të fundit ndërmjet Sali Berishës dhe Edi Ramës për të mbyllur edhe më shumë listat e deputetëve, nuk ka opozitar që i beson kësaj përralle.

gjehdjet 2025 berisha meta rama

Lini një Përgjigje

Forum