TAGS-AT E JAVËS

Forum10 Janar 2024, 12:48

"Gonxhja do të zërë dy metër kub vend", analiza satirike e Agron Gjekmarkajt: Vendi i pëllumbave ku do e shpjerë Elva Margaritin!

Shkruar nga Agron Gjekmarkaj

"Gonxhja do të zërë dy metër kub vend",  analiza

Ne thamë që Babo do e heqë Margeritin. Me zemër te thyer e dhamë këtë lajm duke ditur sa do ti mungojë Ina Zhupes e sa e sa ne të tjerëve. Tani vendin e saj e zë Gonxhja, shkrimtar, poet, historian, valltar, arkeolog, violinist, qëndistar, dhe piktor të cilit shëndeti i ka marrë për mbarë dhe do zërë dy metër kub vend.

Autoriteti i “Kronikes” edhe si agjenci e lajmeve të dorës së parë u konsolidua plotësisht. Ajo tha se Babo virani do bëje freskime në qeveri dhe fap aty pas dy ditësh i bëri.

Për këtë Babua meriton falënderime. Ai si lexues kryesor e besnik  i saj mendon ti shpëtojë nderin dhe ryben këtij institucioni publicistik kaq të begatë e gjithëpërfshirës.

Brenda saj jeta parlamentare shfaqet me ngjyrat e veta gazmore e të vërteta.

Tashmë  secili deputet është aksioner i pazëvendësueshëm. Salianji e beson kaq shumë këtë sa nuk është çudi të lype hise dreqaga. Ka dorë të rënde i uruari. Ne me zor qesim ca kothere e ndopak djathë me këtë punë.

Ne thamë që Babo do e heqë Margeritin. Me zemër te thyer e dhamë këtë lajm duke ditur sa do ti mungojë Ina Zhupes e sa e sa ne të tjerëve.

Tani vendin e saj e zë Gonxhja, shkrimtar, poet, historian, valltar, arkeolog, violinist, qëndistar, dhe piktor të cilit shëndeti i ka marrë për mbarë dhe do zërë dy metër kub vend.

Ca kohë kaq mirë shpjegonte punët e makinave, jo vaj, jo filtra, jo gomina, jo grup timoni se dukej mekanik e xhenerik i pashoq.

Fati i Ogertës se Ciu dhe Tezja janë pa pretendime që të shkëlqeje në anën e djathtë të qeverisë mes atyre desherve rrunakë si Gonxhja e Ulsia.

Mete qerratai duket ende si sheleg. Mërzia e ikjes se Margeritit të cilës Babo do ti gjeje një tjetër vend pëllumbash do jetë një lëngate e gjatë. Po na zu bela e madhe.

Na u turren miq e armiq nga e dinit ju, kush jua tha, kërkonin burimin me këmbëngulës se Spaku?!

Po pse do dëftenim ne?! As natës se varrit. Vetëm Jorushit të Tabakëve e cila ka nevoje ta thyeje ritmin e mërzisë me lajme safi, i treguam që haberet na i nis Babua vetë, që dynjaja të përgatitet e të mos zihet gafil. Ankthi është stili i tij i qeverisjes. U habit po nuk u gëzua. Qeshi pa mirënjohje. Kjo qe më e pakta.

Gjurulldi e madhe tek stafi i Bakës. Dergata venë e vanë. Po pse do e heqë Babua Bakën? Ai mire po sillet, as nuk e mërzit, as i bën karshillek! Gëzohet Babua? Gëzohet i themi ne. Gëzohet edhe ai thonë ata. Mërzitet Babua? Mërzitet i themi ne. Mërzitet edhe ai thonë ata. Po qysh është puna, pse gjithë ky maraz? Po ja “Kronika” ka shkruar që Margeritin,  Babua do e shpjerë në vend të Bakës. Gjysma e parë doli e vërtetë. Keni gojë ju të Kronikes të bëni gjëmem. Po jo more të bekuar, jo tani, e kishim në perspektive! Bëjini selam Bakës se është xhanan burrë, i thoni që dimrat e tij do i hajë një e nga një aty butë, butë, rehat pastaj shohim e bëjmë. Babua e ka zemrën e madhe dhe e ka qejf sevapin e rixhanë.

Sikur u qetësuan pak por jo krejt. Iknin duke kthyer kokën pas. Na ra po kaq një tjetër brengë. Ditmari kishte bërë një artikllë, shyqyr nuk ja kishte nxjerre fundin me ato të gjatat, kësaj here i kishte rënë më me avash. Ai e fillonte pak a shumë me idenë gjithkush të mendojë në kokë te vet. Ky lajm e zu Babon në Shëngjin. Me urgjence thirri shtatmadhorinë Nikon, Klosin, Nasipin, Tonin dhe Çuçin, Tao nuk ishte, hallet e shqiptarëve të Maqedonisë e lypni andej. Si ju duket ju kjo? Gjithkush të mendojë në kokën e tij? Ra një heshtje varri. E mori fjalën Nikua: kjo është poshtërsia më e madhe, ky është provokim, nëse do mendonim këtu secili me të veten nuk do shkonim nga fitorja në fitore. Ulsia pasi u mendua gjatë si dibran i dha zgjidhje. Në duhet mendim vetëm për ta tundur tonën për të miratuar atë ç’ka Babo thotë. Një si rreze drite i ra Çuçit dhe Tonit që situata u zgjidh. Babo nuk u shpreh. Nasipi përgëzoi Ulsinë për atë qe e ndiente prej kohesh por pa forcën intelektuale për ta përkufizuar.

Kur vjen e keqja hapi derën. Lideri që kërkon perspektivën Gazi na thirri në revistë i pari. Na u gërmush po ju qenki zulleper, qenkeni haramsëzer, kolonë e pestë mes nesh. Mos e paçi hallall besimin tim as të Kryezevendes Liderit Muli që dorën e poqëm në zjall per ju ! Po pse more njeri i mirë i themi ç ‘paudhësi kemi bërë? Jeni bëri tellalli i regjimit me këto gjepura që shkruani! I zbukuroni dhe me emra pompoz jo “kronika” jo “satira” te gjitha janë kode komunikimi me kreun e Meduzes.

U betuam ne jemi armiq të betuar, me sa zë kishim thirrem poshtë regjimi, poshtë Babo keqbërësi po na shihte me përbuzje dhe nuk besonte. Do të mblidhemi për ju tani e tutje çdo publikim do kaloje para censurës. Më para tha do ti shqyrtojë komisioni i i përbërë nga zonja Kalaja, nga zonja Edhit dhe nga zonja Garo, qëndresa e të pares, intuita politike e se dytës dhe ngrohtësia e së tretës do ti temprojnë, redaktojnë dhe pastaj ato mund të bëhen gjyle për dushmanin.

Ky është urdhër tha. Betohu ne po e do e shikosh nëse kumbarët ndërkombëtarë e detyrojnë Babon të tërhiqet nga arroganca dhe ta lëshojë frerin e kushtetutës qindin do i punojmë me fjalime  rrufe ne Kuvend ! Jo jo tha më parë ti kalojnë komisionit adapt dhe me pas lexojini. Kushedi ç’ na pret pas këtij falënderimi qe po e nisim me posten sekrete të Mamices. Ajo me shqisat e saj dallon të vërtetën nga helmi në çdo haber, hilen nga rregulli.

edi rama elva margariti

Lini një Përgjigje