TAGS-AT E JAVËS

Forum 5 Janar 2024, 15:34

Çfarë duhet të presin shqiptarët nga viti që sapo hyri?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Çfarë duhet të presin shqiptarët nga viti që sapo

Gjithçka do të varet nga forca intelektuale e qeverisë aktuale.

Çfarë duhet të sjellë viti që sapo hyri? Gjithçka do të varet nga forca intelektuale e qeverisë aktuale.

Dhe pyetjet janë këto: A do të rriten rrogat në një minimum 800 Euro?

A do të mendojë qeveria për hapjen e vendeve të reja të punës?

A e di qeveria shqiptare që sot kapitali në Shqipëri nuk po gjen dot krahë pune?

A e di qeveria aktuale se rritja e rrogave deri në 1000 Euro si minimum ligjor, do fillojë që t'i kthejë në Shqipëri shqiptarët e rinj që punojnë në Perëndim?

A e di qeveria shqiptare që kthimi i shqiptarëve me profesion për punën që kryejnë në Perëndim do të sjellë gjallërimin e kapitalit shqiptar që, me kredit bankar dhe forcën materiale që kanë individët, do të fillojnë realisht investimet e kapitalit në Shqipëri?

A e di qeveria shqiptare se kriza e kapitalizmit aktual në Shqipëri është mungesa e kooperimit?

A e di qeveria shqiptare se pa kooperim të kapitalit nuk mund të ketë kapitalizëm aktiv dhe të zhvilluar?

A e di qeveria aktuale që në Shqipëri nuk ka ende një Stock Market (Bursë) dhe prandaj që kapitali që është në treg është i pakuotuar, domethënë që s'është i sigurt?

A e di qeveria shqiptare që kjo është një dobësi primitive në funksion të tregut?

A e di qeveria aktuale se Bursa është tregu i organizuar për shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë si aksione, stocks dhe obligacione?

A e di qeveria e Shqipërisë sot se ku po shkojnë kursimet e shqiptarëve në një kohë që ata nuk mund të blejnë aksione në Shqipër?

A e di qeveria që rritja e rrogave do të rrisë  menjëherë konsumin në Shqipëri?

A e di qeveria shqiptare se rritja e konsumit shëndosh edhe kapitalin privat por edhe vetë buxhetin e shtetit, i cili vjen nga taksat në shtrirje gjerësisht mbi rritjen e kapitalit prodhues?

A e di qeveria se sa para kanë shqiptarët nëpër banka në vendet e Perëndimit ku ata punojnë, dhe, që ajo është një shifër shumë e madhe, por në Shqipëri ende nuk ka një stock market?

E di qeveria aktuale që tre duhet të jenë ingredientët thelbësorë të zhvillimit të tregut shqiptar në Shqipëri: shoqëritë aksionere, bankat dhe bursa?

E kupton dot qeveria aktuale në Tiranë se sot kapitalizmi në Shqipëri nuk funksionon, sepse është krejtësisht jashtë natyrës së tij?

ngjela

Lini një Përgjigje