
Gjyqtarët europianë përballen me presionin e ligjit dhe opinionit publik. Tanët përballen me... mungesën e presionit. Sepse këtu nuk turpërohet askush për padrejtësinë...
Në Europë, drejtësia ndërtohet mbi shekuj institucionesh të pavarura, ligje të barabarta për të gjithë dhe një sistem ku besimi i qytetarëve është pasuri kombëtare.
Në Shqipëri… ajo ndërtohet me filxhan kafeje, telefonata nate, ndikime politike dhe pazare që nuk i gjen as në tregun e automjeteve të përdorura.
Ndërsa Europa shkruante traktate për të drejtat e njeriut dhe ndëshkimin e abuzuesve të pushtetit, ne mbanim shënime: “si të shmangim ndëshkimin me procedurë”.
Gjyqtarët europianë përballen me presionin e ligjit dhe opinionit publik. Tanët përballen me... mungesën e presionit. Sepse këtu nuk turpërohet askush për padrejtësinë, por vetëm kur kapet “i vogli” në rrjet.
Ndërkohë që Evropa ka ndërtuar Gjykata të të Drejtave të Njeriut, ne ende pyesim:
“Po këtë vendimin e gjykatës, e rregullojmë dot me ndonjë mik?”
Për të mos folur për reformën në drejtësi, që filloi si pastrim dhe përfundoi si ndërrim rolet mes atyre që ishin brenda sistemit dhe atyre që donin të hynin.
Ndaj, të nderuar miq, në këtë krahasim historik drejtësie, më duket se kemi zbuluar diçka të madhe, Europa ka drejtësi për të ndërtuar shtet. Ne kemi drejtësi të kapur nga shteti.
Lini një Përgjigje