
Nje pasdite isha në ballkon. Kullosja sytë. Për një çast rrugica u mbush me kalecë. Sikur mbinë nga dheu. Pastaj, tek hyrja e pallatit ndaloi një Benz i zi. U hap dera. Zbriti një burrë me kapele republike. Në qafë një shall...
Në shkallën e katërt banonte Ledia Shahollari. Një nga femrat më të bukura të Tiranës.
Në vitin 1973 u fejua me djalin e ministrit të Mbrojtjes-Beqir Balluku.
Si ndodhi kjo fejesë jashtë Bllokut?
Shkak u bënë mamatë. Gruaja e Beqir Ballukut punonte tek ndërmarrja artistike “Migjeni”. Atje punonte edhe mamaja e çupës.
Dy gratë ishin shoqe të ngushta...
Dhe u bë fejesa.
Nje pasdite isha në ballkon. Kullosja sytë. Për një çast rrugica u mbush me kalecë. Sikur mbinë nga dheu.
Pastaj, tek hyrja e pallatit ndaloi një Benz i zi. U hap dera.
Zbriti një burrë me kapele republike. Në qafë një shall.
Nëpër shkallë sa nuk u përplas me mamanë.
-Më tromakse, lugat!- tha mamaja dhe u fut me vrap në shtëpi.- Kush ishte ky malukat? Më trëmbi! Sa nuk më mori shurra shalët!
-Ishte Beqir Balluku, ministër i Mbrojtjes. Shkon të kërkojë dorën e Ledias për djalin?
Por një ditë Beqir Balluku ra nga fiku. Gjyq. Dënim. Pushkatim.
-Nuk ishte kësmet të hante dervishi lepur,- tha mamaja.
-Por çupën e kemi si drita! Djemtë nuk do e lënë të bjerë në tokë.
...Dhe i doli fjala. Ledia u martua me portierin e “Dinamos”.
Lini një Përgjigje