TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Mars 2025, 22:31

Dallimi midis mençurisë dhe marrëzisë së individit

Shkruar nga Spartak Ngjela

Dallimi midis mençurisë dhe marrëzisë së individit

Por tani ne shqiptarët, kryetarin e shtetit e zgjedhim me votë të lirë, dhe, nëse do të  vijë një kohë që do të na drejtojë një i marrë, faji nuk është i të marrit, por i atyre që e kanë zgjedhur me votë të lirë.

Dallimi midis mençurisë dhe marrëzisë së individit është si dallimi midis një ditë të bukur pranverore me diell dhe fllad, dhe një dite dimri të errët me shi e suferinë.

Gjithsesi kjo nuk është e rëndë për të gjithë shoqërinë, sepse ajo rëndon vetëm në familjen që e ka të sëmurin në gjirin e vet; kurse e rëndë për shoqërinë është kur, një person i tillë, i sëmurë mendërisht, vjen dhe drejton shtetin tënd.

Dhe duhet të kujtohemi gjithmonë se, ne shqiptarët, në historinë tonë të gjatë mijëravjeçare i kemi kaluar disa raste të tilla.

Se ashtu ka qenë koha.

Por tani, në këtë kohë moderne që po jetojmë, një fat i tillë nuk ka fare mundësi që të na ndodhë.

Dy kanë qenë të këqijat e mëdha historike për një komb, në funksion të qeverisjes së tij: marrëzia e mbretit dhe lufta civile.

Por tani ne shqiptarët, kryetarin e shtetit e zgjedhim me votë të lirë, dhe, nëse do të  vijë një kohë që do të na drejtojë një i marrë, faji nuk është i të marrit, por i atyre që e kanë zgjedhur me votë të lirë.

Dhe duhet të kujtohemi se koha e mban brenda saj këtë mundësi zgjedhore, prandaj, thellësia dhe kthjelltësia mendore e zgjedhësve në zgjedhjet e lira, duhet të jetë domosdoshmëri kolektive.

Lini një Përgjigje