TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Mars 2025, 20:46

Boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Primareve në Tiranë!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e

Çdo vonesë shton dyshimet për proces jo të rregullt.

Të nderuar drejtues të PD dhe të Komisionit Zgjedhor të primareve të Qarkut Tiranë.

Nuk besoj që ka ndonjë nga 82 kandidatët qe nuk e di se sa vota ka marrë.

Unë kam marrë 400 vota pa u hapur edhe dy kuti, ajo e Vorës dhe e Paskuqanit.

Prandaj boll e mbllaçitët si karamele në gojë shpalljen e rezultatit të Qarkut Tiranë se çdo vonesë shton dyshimet për proces jo të rregullt.

Për 2 degët Vorë dhe Paskuqan duhet t’i kishit hapur kutitë në prezencë të numëruesve dhe vëzhguesve e jo të dërgoni minj administrate që kanë 25 vjet që lëpijnë këpucët e kujtdo padrinoje në seli të PD e të dërdëllisni për parregullsi.

Merrni vendim që në Vorë dhe Paskuqan të përsëriten zgjedhjet të shtunën tjetër dhe mos i ofendoni demokratët e këtyre dy Bashkive se nuk jua kanë borxh.

Kjo është “stërvitje”.  

Ndeshja është më 11 maj.

Ndaj mos u “lodhni” shumë në “stërvitje” se nuk do kemi takat për ndeshjen.

Respekte dhe mirënjohje për 400 demokratët që më votuan e besuan si kandidat i tyre në betejën me regjimin.

Lini një Përgjigje