TAGS-AT E JAVËS

Forum 4 Prill 2023, 14:16

Berisha hap kodin e ‘fishekut në pajë’

Shkruar nga Frrok Çupi
Berisha hap kodin e ‘fishekut në pajë’
Sali Berisha

Me syzet e diellit që i përdori për herë të parë me rastin e plagosjes së tij nga një grusht në rrugët e Tiranës, Berisha përcakton stadin e ri të luftës. Kjo është sjellje e praktikuar rëndom nga eksponentë të mafies.

Sali Berisha lëshoi sot mesazhin e koduar ‘të fishekut’. Ai tha se ka shtënë me armë zjarri, drejt e në shenjë, që në moshën 5 vjeç. Një sjellje dhe brumosje tipike e grupeve militante terroriste ku fëmijët bëhen gati si vrasës të hollë. Sipas ligjit të maleve, fisheku në pajë e shoqëronte njeriun në rrugën e jetës.

A po bëhet gati Berisha për të vrarë përsëri? Apo tenton t’u japë ‘nder’ vrasjeve të kryera gjatë periudhës kur ishte në pushtet?

Të gjitha pyetjet sjellin përgjigje ambigue:

E para, pse Berisha kësaj here doli në Podcat me syze dielli.

Duket detaj shumë i thjeshtë. Por për personazhin që kemi përballë imazhi i sotëm dëshmon ‘substancë’. Me syzet e diellit që i përdori për herë të parë me rastin e plagosjes së tij nga një grusht në rrugët e Tiranës, Berisha përcakton stadin e ri të luftës. Kjo është sjellje e praktikuar rëndom nga eksponentë të mafies. Vetë Al Capone, pasi la shkollën që në fëmijëri, u vu në mbrojtje në dallaveraxhinjve në Manhattan. Aty sulmoi një grua, por u pre në fytyrë nga vëllai i saj. Që atëherë, ai u përpoq të fshihte plagën, e fshihte edhe nga fotografët, duke thënë se ‘ishte një plagë e vjetër lufte’. Me look- un e ri post plagosje në bulevard, Berisha nis epokën e luftës me ‘fishekët e vjetër’. I ka humbur shpresat për ‘politikë’ dhe tani do të angazhohet në ‘rrahje e vrasje’, sipas shenjave.

Në këtë Podcast shpalli edhe se ka ndryshuar ‘atësinë’; më shumë ndjen xhaxhain se sa të atin.

E dyta, përmes kodit të fishekut, a po u bëhet thirrje militantëve të armatosur për mobilizim?

Nëse do të ketë ndonjëherë moment ‘adekuat’ për ushtrimin e dhunës dhe përdorimin e plumbave, Berisha e ka o sot, o kurrë. Nesër do të jetë shumë vonë; nesër nuk dihet ku do të jetë ky dhe të akuzuarit e Drejtësisë, si Meta, Monika, dhe fëmijët e Saliut.

Përveç kësaj, situata rreth e rrotull tani është e dobët. Fare afër me kufijtë e shtetit tonë po zhvillohet lufta ma e madhe e këtij shekulli, në Ukrainë. Nuk janë të paktë ata që thonë se ‘do të fitojë Rusia’. Atëherë koha për ‘qitje me armë zjarri’ që në moshën 5 vjeç është pikërisht tani.  

E treta, pse sot?

Ka edhe një arsye tjetër: Është dita fiks e një jave deri në ditën kur në Tiranë zbret Escobar, i dërguar i Shteteve të Bashkuara për rajonin tonë. Ai zbret këtu në 11 prill. Para se të mbërrij, i dërguari amerikan ka lënë të nënkuptohet se nuk e njeh Berishën (këtë- jo e jo), por as Metën dhe Partinë e tij. Atëherë Berisha mbetet edhe pa ‘çadrën PL’ në zgjedhje. Në një situatë të tillë të zymtë ‘mortore’ Berisha tenton të shkaktojë ‘tym armësh’ sa në mbështetje të aleatit Meta, aq edhe kundër aleatit strategjik të kombit, SHBA. Amerika për Berishën dhe grupin e tij është armiku që meriton përgjigje ‘sipas kanunit’.

E katërt, arsyeja e kodit me fishekë, lidhet me ditën në prag të hetimit të financimeve ruse dhe transaksioneve në offshore nga ‘zonja e parë’ Monika Kryemadhi. Skandali ka plasur keq. Me tërheqjen e Monikës në hetime, sigurisht, do të tërhiqen edhe Meta e Berisha. Por mbi të gjitha, edhe PL, përveç Foltores,  do të shpallet ‘non grata’ në Perëndim.

Perëndimi ka ardhur në një pikë që nuk ka kthim ndaj të korruptuarve të mëdhenj Berisha e Meta. Atëherë ky mendon se duhet një përgjigje tjetër. Kjo është arsyeja që iu kthye kullës së Vicitolit ku u stërvit që në 5 vjeç si vrasës./Pamfleti

 

Lini një Përgjigje