
Ajo më rrëzoi paragjykimin se gazetaret e Kosovës flasin shumë ngadalë, ndryshe nga ata të Shqipërisë që flasin shumë më shpejt.
Sot isha i ftuar në emisionin Radar të Edita Dolit në Prishtinë. Folëm për pothuajse gjithçka, që nga romani im i ri Komploti, për të cilin isha ftuar, deri tek bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, fotografitë e mia bardhë e zi, ekspozita ime për Ukrainën, libri Beni ecën vetë, të ardhmen e televizionit e po ashtu edhe për gjyshen time 99 vjeçare, për të cilën Edita lexoi aq bukur një dedikim që i kam bërë në Facebook.
Kisha kohë që nuk isha ndjerë aq mirë në ndonjë studio televizive. Edita Doli ishte shumë e mprehtë, e informuar, e sigurt dhe shumë e fuqishme si moderatore. Ajo më rrëzoi paragjykimin se gazetaret e Kosovës flasin shumë ngadalë, ndryshe nga ata të Shqipërisë që flasin shumë më shpejt.
Edita Doli flet sa duhet, të ndërpret atëherë kur duhet, të ndjek, të kundërshton, të shton, të parashtron dhe të përcjell atëherë kur s’ke çfarë thua më. Nuk është rastësi që ajo ka një nga emisionet më të ndjekura në Kosovë dhe për shkak të kësaj influence ka arritur shifra rekord në mbledhjen e të ardhurave për bamirësitë e ndryshme që bën për fëmijët e sëmurë.
Do kisha dashur ta fotografoj, por meqë isha pa kamera, po postoj një fotografi nga studio e saj si një kujtim shumë i bukur.
Edita e di se pasi të lexojë romanin tim Komploti, siç më premtoi, unë do ta fotografoj me siguri.
Lini një Përgjigje