TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Nëntor 2023, 17:46

Bandustani shqiptar

Shkruar nga Shaban Murati

Bandustani shqiptar

Berisha e barazon shtetin me veten dhe e drejton me mentalitetin e kopesë së dhenve, që e kulloste dikur në majë të malit.

Nëse shtetasit e Shqipërisë sot në shekullin 21, 111 vjet pas shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, refuzojnë t’i përgjigjen drejtësisë, atëherë i dëshmojnë botës mbarë se shqiptarët dhe në radhë të parë udhëheqësit e tyre, nuk kanë ditur dhe nuk duan të bëjnë shtet.

Nuk ka ndodhur kurrë një sfidë arrogante e tillë ndaj drejtësisë dhe ndaj shtetit as në Francë dhe as në SHBA, as në Kroaci e Bullgari dhe as në Maqedoninë e Veriut.

Por te udhëheqësit politikë të Shqipërisë dominon geni gjenetik i bandustanit të fisit, të tribusë dhe të bajraktarit, i cili e barazon shtetin me veten dhe e drejton me mentalitetin e kopesë së dhenve, që e kulloste dikur në majë të malit. Ata krijuan dhe drejtuan vetëm bandustanin shqiptar.

Por bandustanët nuk pranohen as në BE dhe as në Europë.

 

shaban murati berisha kuvend

Lini një Përgjigje

Forum