TAGS-AT E JAVËS

Forum 2 Qershor 2024, 22:05

Avokatët, media dhe gazetarët janë në rrezik dhe të pa mbrojtur nga shteti

Shkruar nga Arben Llangozi

Avokatët, media dhe gazetarët janë në rrezik dhe të pa

U dhunua gazetari Gjergj Zefi dhe policia përkrah autorët se janë palë me krimin. Policia merr paga nga grupi kriminal që goditi fjalën e lirë.

Avokati Ravik Gurra u vra në mes të qytetit të Elbasanit dhe deri më sot asnje gjurmë nga autorët (ngjarje e pazbardhur).

U godit pa mëshirë Avokati Sokol Mëngjesi dhe deri në këto momente nuk është marrë asnjë masë mbrojtje kundër tij apo edhe familjes së tij.

Arrestohet një gazetar vetëm se shkruajti një lajm kundër disa drejtuesve të policisë së shtetit. Drejtues të lartë të policisë së shtetit të cilët e di gjithë bota që e kanë mbushur Shqipërinë me drogë. Drejtues policie që kanë miliona euro të ardhura, pa burim. Drejtues policie që kanë dhënë lekë me fajde dhe të dalë në përgjime e transkriptime (Referoju deklaratës së titullarit të SPAK Altin Dumani). Për këta horra nuk duhet të shkruash se ju cënohet dinjiteti.

U dhunua gazetari Gjergj Zefi dhe policia përkrah autorët se janë palë me krimin. Policia merr paga nga grupi kriminal që goditi fjalën e lirë.

U dhunua për shkak të detyrës gazetari i emisionit STOP - TV KLAN Genci Angjellari nga një grua që hidhte mbetjet spitalore në lumin Erzen, mashë e fshehtë e ish ministrit Ilir Beqja dhe gjyqtarë të korruptuar zvarrisin proçesin (çështje që po bën 8 vjet në gjykata dhe nuk e gjykon çeshtjen pasi ka marrë mdonjë rryshfet).

Kryetari i bashkisë kamëz Rakip Suli i implikuar në krim dhe korrupsion ofendon gazetarin e emisionit investigativ Piranja Eraldo Harlicaj, duke e quajtur Legen. Po a ka më legen se një kryetar bashkie që vjedh taksat e qytetarëve?

U godit gazetarja e emisionit STOP- Tv Klan Odeta Gjevori dhe autori pasi u arrestua nga policia u la i lirë nga gjykata dhe madje u konstatua dhe arrestim i paligjshëm (gjykata palë me dhunuesin).

Avokati i Sarandës që shoqërohet nga një shef komisariati i implikuar në kultivimin e drogës, vetëm sepse avokati bën detyrën dhe si pëlqen shefit. Të mos harrojmë shefi ka qenë në Fier në kohën e kultivimit të narkotikës vitet e arta 2016 dhe kishte rolin e numëriesit të bimëve.

Dhe gjithë kjo dhunë dhe çensurë ka vetëm një emër Edi Rama i cili padyshim kërkon ta kthej shqipërinë në diktaturë. Ai kërkon që të mos ketë fjalë të lirë dhe shërbime cilësore avokatie spse ju prish punë punonjësve të policisë.

avokatët media dhe gazetarët rrezik shteti

Lini një Përgjigje