TAGS-AT E JAVËS

Forum17 Qershor 2025, 16:15

Artan Fuga trazon ujërat: Spaçi është për dinamit, këta shqetësohen për një dorë gëlqere!

Shkruar nga Artan Fuga
Artan Fuga trazon ujërat: Spaçi është për dinamit,
Protestat në Spaç

Të isha unë, do thosha: a nuk i futni dinamitin atij burgu të ndyrë, të poshtër, që na mori jetët! Ta shkulni me rrënjë! Jo, thonë, se ka vlerë edukative, që njerëzit ta shohin që mos e përsërisin më...

Ky debat lidhur me ndryshimin e nja dy gërmadhave në kampin-burg të Spaçit, ku kanë lënë eshtrat njerëz të pafajshëm, kanë harxhuar jetën e tyre mijëra duke punuar si skllevër dhe trajtuar poshtërsisht,

hap çështjen e muzeve në Shqipëri. Ose çështjen e kujtesës sonë kolektive.

Muze për ibret, në pikë të hallit, amatorësh, pa pikë logjike dhe estetike. Kap karfica guri a prej dhëmbësh kafshësh nëpër varre të vjetra dhe futi në vitrina qelqi.

Tmerr.

Por, unë nuk kuptoj disa nga ish-ata që vuajtën në Spaç, sa të lidhur janë, se mos ua bëjnë me gëlqere ndonjë mur atje dhe prishen kujtimet!

Të fortë janë. Sipas kësaj logjike, të ruajmë dhe të kthejmë bunkerin italian te fundi i rrugicës Islam Alla, të ruajmë edhe bllokun me ushtarë si ka qenë, të ruajmë edhe ato parrullat nëpër male. Kujtesë pra!

Të isha unë, do thosha: a nuk i futni dinamitin atij burgu të ndyrë, të poshtër, që na mori jetët! Ta shkulni me rrënjë!

Jo, thonë, se ka vlerë edukative, që njerëzit ta shohin që mos e përsërisin më!

Hahahaha! Po çfarë thoni, ku pyesin njerëzit! Po ju hypin në kokë nën ndikimin e demagogëve dhe maskarenjve që nuk ka pak te ne, e bëjmë edhe dy herë më të madh dhe ju fusin përsëri të punoni se nuk e keni kryer të plotë dënimin!

Aty si mund të edukohesh dhe çedukohesh? Mund të ketë njerëz që aty marrin frymëzim për t’i punuar qindin popullit. Objekti as edukon, as çedukon. Ideja e bën.

Kërkoni mo t’i futet dinamiti dhe mos i ngelë gur mbi gur! Ju bëheni merak për një dorë gëlqereje.

Për nder nuk e kuptoj. Sikur kanë tërheqje nga andej, sikur janë mbajtur peng nga ajo monstër ku kanë vuajtur atë që nuk ka vuajtur njeri, sikur ndodh prirja për recidiv që sa mirë e kanë studiuar Ervin Goffman dhe, duke kopjuar atë, edhe Michel Foucault.

Nuk kuptoj, për nder!

Lëri muzetë e tjera në ç’deregjë janë!

Lini një Përgjigje