TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Dhjetor 2024, 22:22

“Aleatët shqiptarë” të Bashar al Assadit

Shkruar nga Ylli Pata

“Aleatët shqiptarë” të Bashar al Assadit

Por fabula e Asadit, nuk është shumë e “huaj” për ne.

Në këto ditë ngjarjes më të rëndësishme ndërkombëtare, kanë dalë prapë në dritë të ashtuquajturit “vullnetarë shqiptarë” në trupat e rebelëve anti Assad në Siri. Megjithëse deri tani më shumë se një lajm i verifikuar, është një spiun i mediave turke që qëndrojnë pranë qeverisë së Erdogan.

Por fabula e Asadit, nuk është shumë e “huaj” për ne. Madje mund të thuhet se kjo fabul, rrezikoi që të rrënojë qeverinë e Edi Ramës, vetëm një muaj pasi fitoi zgjedhjet në mënyrë plebishitare.

Aq shumë kumbulla kanë ndodhur në këto vend, sa shumë pak e mbajnë mend se në shtatorin e vitit 2013, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Ben Blushi, refuzuan hapur propozimin zyrtar të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në Shqipëri të shkatërrohen arsenalet kimike të Bashar Al Asadit. Me të cilat sunduesi sirian kishte tentuar që të bombardonte e të sulmonte kundërshtarët e tij politikë.

Kishte një kërkesë zyrtare, specifike të Departamentit të Shtetit të SHBA ndaj Shqipërisë, që në një territor të kontrolluar, në një teknologji, të lartë të shkatërrohej arsenali i armëve kimike.

Kjo kërkesë e amerikanëve, vinte nga një negociatë që në margjinat e OKB, po zhvillohej me rusët dhe me aktorët rajonalë për të analizuar dhe larguar nga fusha e luftës lëndët helmuese luftarake, që janë të ndaluar sipas të drejtës ndërkombëtare.

Menjëherë pas kërkesës së SHBA ndaj Shqipërisë, ndodhi një histeri në Tiranë. Histeri që nuk kishte logjike as arsye, por vetëm populizëm. A thua se SHBA kërkoi ta zhyste Shqipërinë në një kontaminim kimik. Madje atëherë ndodhi dhe demonstrata e parë dhe e fundit përpara ambasadës së SHBA në Tiranë.

E gjithë stina kundër armëve kimike nuk ishte asgjë tjetër veçse një qëndrim politik i kundërshtarëve të Edi Ramës për të mos lejuar të përfitonte bonuset e mëdha që i ofroi SHBA. Por kë përqafuan, interesat e kujt mbështetën? Të aleatëve të Asad! Sot mund ta kundërshtojnë por fakti është brenda. E sado që të bëjnë propagandë sot ne jemi në zbatimin e objektivit që një Perandori, jo OJF, si SHBA di ta zbatojë dhe e bën, pavarësisht kostove.

Lini një Përgjigje