TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Gusht 2025, 11:15

Afera e BANKERS: Nuk ka SPAK dhe Duman që guxon të prekë ‘shenjtët’ e politikës

Shkruar nga Myslim Murrizi

Këto 3 muaj që të kanë ngelur si drejtues i SPAK-ut, mos u lodh kot me lloj-lloj çështjesh “bombastike”....  por po ke këllqe, meru me këta zogj ku… kinezë e shqiptarë të BANKERS-it, që kanë vjedhur miliarda euro... duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse të gjithë zagarët e politikës.

Afera e BANKERS: Nuk ka SPAK dhe Duman që guxon të prekë
Myslim Murrizi

Pas vendimit të djeshëm të gjyqtares së Apelit, znj. Gilda Hoxha, për të lënë në fuqi masat e arrestit për drejtuesin dhe ish-drejtues të kompanisë BANKERS, habitem nga heshtja e drejtuesit në detyrë të SPAK-ut, z. Dumani.

Nisur nga shifrat marramendëse të qindra milionave euro të “qerasura” nga kjo kompani tek kompani të tjera, tek individë, politikanë, apo sekserë të politikanëve në 21 vite nga viti 2004, duke mos paguar asnjë kokërr leku si tatim fitimi në shtet, kjo është vjedhja më e madhe e pasurisë së shqiptarëve në 35 vite – rreth 15 miliardë euro.

Z. Dumani!

Të kërkoj ndjesë që ndoshta ta prish rehatinë e pushimeve të gushtit, se edhe ti njeri je dhe të takon të bësh pushime pas një pune intensive, plot ngarkesë me deklarata pritshmërie se do godasësh fort korrupsionin në nivele të larta. Në afro 3 vjet ke arrestuar 4 herë Lefter Kokën, 4 herë Alqi Bllakon, 5 herë Fatos Tushen, por kur të kthehesh nga pushimet, shife njëherë këtë punën e BANKERS-it, se mos është për “ndërmarrjen” tuaj si çështje, meqë kaq euro nuk janë vjedhur nga të gjithë të arrestuarit së bashku nga viti 1991.

Ndoshta e kam gabim, por meqë pak ditë më parë ke emëruar si këshilltare znj. Brunilda Bekteshi, që ka punuar tek CEZ-i dhe ja di mirëfetin këtyre qindra milionave euro të “shpërndara” dorë më dorë tek hajdutët e politikës, pyete dhe atë njëherë si e sheh ajo këtë aferën e BANKERS-it.

Megjithëse znj. Bekteshi e ke marrë të “këshillojë” për vettingun, pasi “realizoi” me sukses fazën e parë si ish-anëtare e KPK-së që në fakt ishte KÇK, e tani në konflikt të hapur interesi do “gjuajë” ata që nuk arriti t’i “gjuante” dot në KPK, se nuk ishte e mundur të ishte në trup gjykues në çdo subjekt.

Z. Dumani!

Po ju drejtohem juve, se mendova t’i drejtohem z. Metani, por ai ka afro 6 vjet që është rraskapitur nga lodhja në krye të ILD-së, duke u marrë rreth 3 vjet me rikonstruksionin e godinës dhe 2 vjet ju bënë bythët kallë në kafe tek lokali Pano-Vino, tek hotel Plaza, e i takon të bëjë 3-4 muaj pushime të shtrydhë kockat, se edhe 3 vjet derisa të mbarojë mandatin 9-vjeçar do ketë “ngarkesë” të madhe me mobilimin e zyrave.

Bile, meqë ti ke marrë si këshilltare Brunildën e KPK-së, Metani mund të marrë këshilltare Klotildën e Komisionit të Ligjeve, se kënaq edhe Llagamin e KLGJ-së dhe e bën tutar të gjithë sistemin e drejtësisë, e pastaj nuk kanë ku të futen gjyqtarë e prokurorë që nuk zbatojnë ligjin.

Z. Dumani!

Këto 3 muaj që të kanë ngelur si drejtues i SPAK-ut, mos u lodh kot me Krifcën e IPARD-it, me inceneratorin e Tiranës, me Tigrin e tërmetit që po “vuan” të zezën në Zvicër, me Tigrin 1 dhe Tigrin 2 të Bangladeshit në Vlorë, me telefonat BQ, SKY, ECROÇAT, me tenderat e AKSH-it, me çunat e Dubait, me të “emëruarin” koordinator të bandave me qeverinë, me këta shejtanër që blejnë vota më 11 maj, me 4 koncesionet 500 milion euro të Ministrisë së Shëndetësisë, me portin e Pashalimanit, me tendera rrugësh e tunelesh, me Bektashin me autokombaj nga Kozara dhe Bektashin e Partizanit, me Gërdecin apo 21 Janarin, me konteinerët me drogë që kanë edhe ndonjë arkë banane brenda, me harabelin e Arjolës, apo me zogun e Tiranës e me lloj-lloj çështjesh “bombastike”, por po ke këllqe, meru me këta zogj ku… kinezë e shqiptarë të BANKERS-it, që kanë vjedhur miliarda euro dhe kanë tallur trapin 21 vjet me pasurinë e shqiptarëve, duke ushqyer si qen zinxhiri pothuajse të gjithë zagarët e politikës, dhe e ke kryer detyrën tënde si drejtues i SPAK-ut, se aty i ke në paketë të gjitha halet që kanë mbërthyer prej fyti Shqipërinë 35 vjet, e që bëjnë sikur zihen apo luftojnë njëri-tjetrin.

Lini një Përgjigje