TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Qershor 2025, 19:05

6 rekordet tona

Shkruar nga Lutfi Dervishi

6 rekordet tona

Të parët që mendohemi dy herë para se të ndezim dritat!

Çmimi i shtëpive: Me aq sa blen një garsoniere këtu, në Gjermani blen një kështjellë me lëndinë dhe roje.

Çmimi i ushqimeve: Fasulja sot kushton sa kushtonte peshku dje; peshku i freskët shitet me çmimin e arit dhe buka peshon më shumë në faturë se në dorë.

Çmimi i energjisë: Të parët që mendohemi dy herë para se të ndezim dritat.

Çmimi i ujit? Edhe kur nuk del nga çezma e paguajmë sa frëngu pulën. Uji rrjedh, por vetëm në faturë.

Çmimi i naftës! Edhe pse kemi vetë ar të zi, marrim medalje ari në Ballkan, medalje argjendi  në Europë dhe çmimin e parë në kontinent për djegien e xhepit.

Emigrimi? Rekordmen absolut!

Këto janë rekorde që mund t'i thyejmë vetëm ne!

 

Lini një Përgjigje