TAGS-AT E JAVËS

Forum11 Maj 2024, 21:42

5 mijë shqiptarë kanë kaluar kufirin këto 3 ditë, Rama do t’u flasë patronazhistëve në mes të Athinës!

Shkruar nga Myslim Murrizi
5 mijë shqiptarë kanë kaluar kufirin këto 3 ditë, Rama
Edi Rama

Për çfarë po shkon t’i takojë, kur nga qeverisja e tij i ka detyruar të largohen 1 milion shqiptarë në 11 vjet?

Prej 34 vitesh që shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria në çdo cep të botës për një jetë më të mirë, sepse nuk kanë pasur mundësi e besim që një gjë të tillë do ta arrinin në vendin e tyre.

Për 11 vjet qeveria ‘Rama’ ka detyruar të largohen rreth 1 milion shqiptarë nga vrasja e shpresës, qeverisje arrogante, hajdutë dhe mashtrues.

Nesër do shkojë të takojë në Athinë një pjesë shumë të vogël të atyre që në 11 vjet ka detyruar të largohen vetëm për shou e për tu dukur i rëndësishëm në shtetin grek në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Disa thonë do jenë 3500, disa thonë 5000, e disa të tjerë thonë do bëhet nami se do jenë mbi 20-30 mijë.

Për mua nuk është fare i rëndësishëm numri se sa nga “viktimat” që ka larguar qeverisja banditeske socialiste do ta takojë Rama nesër në Athinë.

Për mua është e rëndësishme për çfarë po i takon?????

Çfarë do ju premtojë???

Për çfarë do t’i mashtrojë????

Çfarë do ju “shesë” si sukses të qeverisë së tij, njohjen e patentave apo njohjen e pensioneve që për të gjithë emigrantët që kanë mbi 10 vjet emigrant as ju plas për patentën se kanë marrë patentat e vendeve ku janë e as ju plas për 70-80 euro në muaj pension leshi që ju jep qeveria mbi 90 % pensionistëve në Shqipëri sepse pothuajse te gjithë po mbushin vitet e punës për të marrë pension në vendet ku kane 10-20-30 vjet që jetojnë në emigrim.

Atëherë për çfarë po shkon t’i takojë, kur nga qeverisja e tij i ka detyruar të largohen 1 milion shqiptarë në 11 vjet??

Për t’u kërkuar votën për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2025????

Po Rama edhe nga vota e tyre ka frikë si dreqi ndaj rri si i tredhur e nuk belbëzon asnjë fjale për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e EMIGRANTEVE.

Atëherë për çfarë duhet gjithë kjo dalldi mediatike që është lajmëruar sikur Rama po shkon të “pushtojë” Athinën e jo sikur po shkon të takojë “viktimat” e qeverisjes se tij 11 vjeçare.

Unë jam shumë skeptik që shumica e të pranishmëve nesër në takim do të jenë realisht emigrantë sepse nuk e besoj që ka kaq shqiptarë që mbarojnë të takojnë një njeri që i ka detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe nga Atdheu i tyre.

Meqenëse është ngritur komisioni hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, po të kërkohet informacion nga doganat Kapshticë, Kakavijë, për numrin e daljeve të shqiptarëve drejt Greqisë për data 9,10,11 maj pra për ditët e enjte, e premte, e shtunë do shikoni që rreth 4000- 5000 shqiptarë që kane kaluar kufirin këto 3 ditë e që do të kthehen të hënën dhe të martën datë 13, 14 maj, janë pjesë e administratës së bashkive dhe te administratës qëndrore, patronazhistë rilindas.

Sot në Shqipëri paguhen nga taksat e shqiptarëve si punonjës administrate 205 mijë individë ku 100 mijë janë punonjës në 61 bashki dhe 105 mijë në administratën e fryrë të qeverisë.

Për këtë muaj shqiptarët do ju paguajnë edhe 2 ditë hotel në Athine 5000 prej tyre si dhe naftën e 6 vakte buke, vetëm që padrino të kënaqet duke mbledhur “kongresin “ e Partiëe Socialiste në Athinë që t’i tregojë muskuj Qeverise Greke.

Ky model është i njënjtë me modelin Erdogan kur beri miting me Turqit në Gjermani për t’i treguar Merkelit në atë kohe se kishte fuqi edhe në Gjermani.

Pas “suksesit madhështor” që do paraqesin mediat nesër me takimin e Ramës në Athinë, pritet që në qershor të ketë takim në Romë, pastaj në Paris, Berlin, Bruksel, Nju Jork, Toronto, Vjenë, Amsterdam dhe në fund fare disa muaj para zgjedhjeve me çunat në Londër qe t’u kërkojë edhe sponsorizime për fushatën.

Se këtyre që kanë ngelur në Shqipëri jo vetëm që nuk i takon por edhe kur i takon tallet duke ju thënë po ju prezantoj kuaj e gomarë ose kërcen rrok me ndonjë plakë hallexhije që ka kalamajtë të punësuar në administratë.

Lini një Përgjigje