Protesta para kryeministrisë tregoi hendekun mes fakteve të qeverisë dhe përjetimit të njerëzve.
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama për protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar se ajo nxori në pah një hendek të madh mes statistikave dhe arritjeve që prezanton qeveria, dhe mënyrës se si qytetarët e përjetojnë realitetin e përditshëm.
Gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, Rama tha se qeveria ka pasur fakte dhe rezultate konkrete, por sipas tij, qytetarët kanë përballë një tjetër realitet të krijuar nga përvoja me shërbimet dhe administratën.
“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove unë pashë një të vërtetë tronditëse që asnjë statistikë nuk e tregon, por asnjë provë nuk e rrëzon: ne lart, kishim fakte. Njerëzit poshtë, kishin përjetim”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë përsëriti qëndrimin e tij se në protestë pati edhe ndërhyrje të jashtme, manipulime dhe përhapje të lajmeve të rreme, por theksoi se këto, sipas tij, nuk ishin arsyeja kryesore e pakënaqësisë së qytetarëve.
“Në atë protestë pati ndërhyrje të huaj, brutale madje, manipulime të panumërta, lajme të rreme dhe plot aktorë të vënë nga qëllime të ndryshme, ishin pjesë e rëndësishme e protestës. Ekspozimi dhe analiza e tyre janë të domosdoshme për ta kuptuar, por nuk ishin zemra e atij manifestimi spektakolar që e ktheu bulevardin në hendekun më të dukshëm të mundshëm mes fakteve tona dhe përjetimit të njerëzve”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, përgjigjja për këtë hendek nuk duhet kërkuar te faktorët politikë apo aktorët që morën pjesë në protestë, por te marrëdhënia e qytetarëve me institucionet dhe përvojat e tyre të përditshme.
“Përgjigjja për themelin e atij hendeku nuk duhet kërkuar te pjesët e bashkëngjitura të protestës, por duhet gjetur te njerëzit dhe konfliktet me përvojën e përditshme”, tha ai.
Rama pranoi se qytetarët janë bërë më pak tolerantë ndaj problemeve me administratën dhe kërkoi nga socialistët që të fokusohen më shumë te perceptimi i njerëzve, duke lënë mënjanë vetëm paraqitjen e statistikave.
“Njerëzit bëhen gjithnjë e më pak tolerantë, sidomos pas përvojave të hidhura me administratën që e derdhën kupën në bulevard. Ai hendek nuk u hap për të qëndruar ashtu, por për t’u mbyllur. Harrojini faktet tona dhe fokusohuni te përjetimi i njerëzve”, deklaroi kryeministri.
Sipas Ramës, mungesa e besimit është një nga problemet kryesore që duhet adresuar nga qeveria.
“Atë e ka hapur rënia e besimit se pritshmëritë e tij do të realizohen dhe fakti më kokëfortë duket si gënjeshtër, por më zi, edhe gënjeshtra më e madhe fillon të duket si e vërtetë”, përfundoi Rama.
te gjithe kane ngrene kumbulla dhe dardhe pas shpines tende.
Nje popull eshte i lumtur kur jeton qetesisht jeten, ka pune te mire paguar, ka pension te mire paguar, ka nje shtepi ku te jetoj, ka siguri ne te gjitha drejtimet, ku qeveria nuk krijon oligarki te cilet pasurohen me taksat e popullit, ku prona dhe pasuria kombetare eshte ne vendin e duhur, ku drejtuesit ne administrate, polici, FA, bashki nuk emerohen mbi baze politike por meritokraci, ku kriminelet jane ne burg dhe te konfiskuar, ku politikanet, deputetet i zgjedh populli e jo kryetari, ku deti eshte i popullit jo i oligarkut, ku shteti e tredh te ligun dhe zaptuesin e tokave dhe detit e jo behet puthadores e skllav i tyre, ku i ndershmi drejton dhe jo hajduti, ku marali drejtin e jo imoraliteti, ku zgjuari drejton e jo mediokri, ku kryeministri mendon si te lumturoj popullin e jo ta stresoj, atehere njerezit nuk dalin ne rruge e te kerkojne doreheqje por dalin ne rruge te shprehin respektin e dashurine per te mirat qe ben. Nuk jane mandatet qe te japin legjitimitet, por respekti dhe lumturia e njerezve te thjeshte. Hidhi nje veshtrim retrospektiv aktivitetit tuaj politik e shteteror, sa njerez ke bere te lumtur, si e ke shperndare pasurine ne interes te popullit apo ne i teres te oligarkut kriminel e abuzues, nuk ka justifikim kur rrogat e pensionet jane skandaloze duke u gshehur kaq te ardhura ka, jo, kemi shume te ardhura se vendi i ka te gjitha, uje, toke, mal, koder, fushe, lume, pyll, shume me shume se Norvegjia, Danimarka, Finlanda,Hollanda, por qeveria atje punon per popullin jo per vete dhe bandat qe e ndjekin, no per oligarket, nuk bashkepunon me kriminel, atje kryeministrat e jo vetem levizin me metro, biçikleta dhe ne kembe jo me foristrata qindramijra eurosh, ata nuk bejne rruge ari qe rrezohen brenda muajsh se ligji te tredh, atje nuk zabtohet prona se tridhesh, qeveria nuk shkel ligjin se tridhesh, pensionisti nuk ha buk thate se kane empatine(meqe e perdore kete fjale, por thjesht e mendon se nuk nuk e zbaton) se nuk ke ndjeshmeri per popullin tend, ju keni deshire ta shohesh ne vuajtje, mendon se jeni zoti, se po te mendosh ndryshe nuk vendos ministra qe jane te korruptuar, krijon kushte dhe i tredh oligarket, kriminelet etj. Do thoni se keto jane detyra te drejtesis, oo e vertete por provat, levat, mekanizmat per ti adresuar ne prokurori i ka qeveria, kur rrezohet rruga nuk del kryeministri te behet avokat mbrojtes por kerkon te behet ekspertize e te vihen para pergjegjesis oligarket e zyrtaret e rrugeve, dikur thoje sala i la rruget rrugeve, e drejte por ne kohen tuaj rruget po mbeten humnerave. Ju kam mbeshtetur se nuk kisha alternative tjeter, por situata u ka ikur nga dora, ju mungon dashuria per popullin. ......
ti je fajtori. ekipi i futbollit eshte i yty. ti zgjodhe portjerin me te keq ti zgjodhe mbrojtesit me te keqij mesfusha eshte fryt i punes tende sulmues nuk kemi sepse more ata qe nuk luajne top por more ata qe mbledhin topat jshte ne fushe .eshte ekipi yt dhe ke dy rruge ose bej nji ekip te ri me lojtarete te tatlentuar ose me kete ekip qe shet edhe ndeshjet e veta do mbahesh ne histori si tranjeri me i keq i ketij kombi dhe si i tille se bashku me to perjashtohesh.eshte ne doren tende te shkruash histori .un jam gati te te ndihmoj per ate qe di te bej
Cne krijuar gjithe ky hendek pas 13 vjetesh. Apo duhen dhe 13 te tjera, te rregullojme ndonje gje. Ska faj vella, se ti nuk jeton ne Shqiperi. Je thjesht kryeminister i ketij vendi, po kaq. Do vuash ca kohe.