TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-10 19:24:00

Protestuesi: Dosjet e shantazhit tmerrojnë Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesi: Dosjet e shantazhit tmerrojnë Edi Ramën!
Protestuesi

Në protestë e 41-të, qytetarët nuk heqin dorë nga revolta. Ata kanë dalë sërish në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë grumbullimit në sheshin Skëndërbej, një protestues shprehet se dosjet e shantazhit e tmerrojnë Ramën.

Ai shton se Rama e urren këtë popull dhe sa herë i vjedh votat bëhet më i egër.

“Edi Ramën kur e kanë kapur lakuriq, e kanë nxjerrë paparacët apo e ka bërë vetë? Sa prova besnikërie ka dhënë që ka shkuar kaq lart, se sa më lart të shkosh aq më shumë prova ke lënë? Tmerri i Edi Ramës kanë ata që i di përgjigjet. Kush ka dosjet e shantazhit ata e tmerrojnë atë. Ai e urrën popullin, sa herë fiton zgjedhje shpall një fushatë duke i sulmuar, bën terror. Ai e urren këtë popull, sa herë i vjedh votat bëhet më i egër me këtë popull. Jo vetëm që ka marrë para nga vjedhja e këtij populli por edhe për sabotimin e  tij. Nuk kemi siguri, nuk kemi ushtri, nuk kemi shëndetësi nuk kemi arsim”, tha ai.

protesta

Lini një Përgjigje