TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi12 Gusht 2025, 09:59

Tatimi mbi të ardhurat personale, qeveria Rama fiton 40 miliardë lekë në kurriz të qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Tatimi mbi të ardhurat personale, qeveria Rama fiton 40 miliardë
Tatimi mbi të ardhurat personale, qeveria Rama fiton 40 miliardë lekë

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke tejkaluar jo vetëm nivelin e planifikuar, por edhe rezultatet e së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari deri në qershor, ky zë fiskal ka siguruar për buxhetin 40,8 miliardë lekë – rreth 8,6 miliardë lekë ose 26,6% më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024. Krahasuar me planin fillestar, kjo shumë rezulton 5,4 miliardë lekë më e lartë, duke përfaqësuar një realizim 15,4% mbi objektivin.

Rritja e punësimit formal, përmirësimi i deklarimit të pagave në sektorin privat dhe kontrollet më të forta tatimore janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë performancë. Administrata Tatimore raportoi 10 523 të punësuar të rinj krahasuar me një vit më parë, ndërsa paga më të larta në sektorin publik dhe në fusha strategjike si teknologjia, ndërtimi dhe shërbimet financiare kanë zgjeruar ndjeshëm bazën e tatueshme.

Një tjetër element me peshë ka qenë modernizimi i administrimit fiskal, përmes platformave të digjitalizuara si e-filing dhe fiskalizimi në kohë reale, të cilat kanë rritur transparencën dhe efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave./businessmag.al

40 miliardë lekë tatimi mbi të ardhurat personale

Lini një Përgjigje