TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 6 Gusht 2025, 16:35

Stabilizimi i euros, Gent Sejko: Banka e Shqipërisë shtoi ndërhyrjet në tregun valutor

Shkruar nga Pamfleti

Stabilizimi i euros, Gent Sejko: Banka e Shqipërisë shtoi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka folur sot për vendimmarrjen e politikës monetare.

Ai u shpreh se ekonomia, punësimi dhe pagat po rriten, ndërsa inflacioni është në nivele të ulëta, edhe pse u rrit lehtë në tremujorin e dytë.

“Megjithëse pasiguritë në ambientin e huaj janë të larta, ekonomia pritet të rritet. Inflacioni pritet të kthehet në objektiv më gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Inflacioni bazë është rritur lehtë nga 2.4% në 2.6% në tremujorin e dytë. Rritja e inflacioni u diktua nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe e qirave”, u shpreh Guvernatori.

Sejko shpjegoi edhe faktorët që mbajnë rritjen ekonomike në vend, ku bien në sy rritja e nivelit të turizmit, kurse bujqësia shkon në pikiatë.

“Rritja ekonomike është mbështetur nga konsumi dhe shërbimet. Ndërtimi dhe turizmit po rriten ndërsa bujqësia vijon rënien. Rritja e ndërhyrjeve në tregun valutor ka ndihmuar në forcimin e kursit të këmbimit”, u shpreh ai.

gent sejko

Lini një Përgjigje