
Shpërthimi i fortë ka tronditur këtë të premte Lushnjën. Dy viktima dhe disa të plagosur është bilanci nga ky shpërthim, mes te plagosurve edhe deputeti i PS Bujar Çela.
Mësohet se nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa biznese që ndodheshin pranë kapanonit ku ndodhi edhe shpërthimi.
Banorët e zonës të cilët kanë qenë afër zonës kur edhe ka ndodhur ngjarja, janë shprehur të tronditur, duke treguar se shpërthimi ka qenë tejet i fortë.
“Isha në servis kur ndodhi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm”, tregoi një prej qytetarëve.
“Shumë e frikshme, dëgjova vetëm zhurmë. Llamarinat u ngritën në ajër”, tha një tjetër qytetar.
Lini një Përgjigje