Në këndvështrimin tonë do të ishte mirë që drejtim të nxitjes së produktivitet, rritja e pagave të bazohej edhe mbi nivelet e produktivitet...
Banka Botërore ka paralajmëruar se situata ekonomike në Shqipëri mund të ndryshojë. Vendi ynë ka rritje ekonomike, por nëse nuk merren masa, kjo rritje mund të ngadalësohet ndjeshëm.
Mesazhi u dha nga Emanuel Salinas, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.
“Ne mendojmë se ky është një moment i rëndësishëm për të rimenduar mbi burimet e rritjes ekonomike. Deri më tani rritja është bazuar te ndërtimi, konsumi apo turizmi po kjo nuk i bën këto burime të mjaftueshme për të pasur vende më të mira pune apo për të çliruar potencialin e Shqipërisë për të rritur ekonominë e vendit”, tha Emanuel Salinas, Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.
Banka Botërore parashikon që ekonomia e vendit të rritet me 3.3 për qind këtë vit, 3.4 për qind në 2024-n dhe 3.5 për qind në 2025-n. Pra duket se rritja është shumë e avashtë.
Në një kohë që brenda këtij muaji qeveria prite të miratojë rritjen e pagave në administratën publike, Banka Botërore thotë se procesi nuk po bëhet në mënyrën e duhur. Rritja e pagave po përkthehet në më pak produktivitet në vendet e punës.
“Gjatë vitit 2015-2023, rritja e pagës reale ka qenë pozitive për shumë vende, por rritja e produktivitetit nuk i është përgjigjur pagës reale. Në këndvështrimin tonë do të ishte mirë që drejtim të nxitjes së produktivitet, rritja e pagave të bazohej edhe mbi nivelet e produktivitet. Gjithsesi kjo është një sfidë që vendet tona janë përballur, pra për të mbajtur fuqinë punëtore të kualifikuar”, tha ekonomistja e BB Natasha Rovo.
Po shtu ajo dha dhe direktiva për skemën e pensioneve. Sipas saj, sistemi i pensioneve duhet të jetë sa më i pavarur dhe i qëndrueshëm financiarisht.
Lini një Përgjigje