TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi21 Shtator 2025, 16:30

Rregullorja e re për këmbimin valutor, BSH: Asnjë në cash për shuma mbi 2.5 milionë lekë

Shkruar nga Pamfleti

Rregullorja e re për këmbimin valutor, BSH: Asnjë në cash

Pikat e këmbimit valutor e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas disa rregullave të reja, të hyra në fuqi më 15 shtator.

Sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë, këto subjekte nuk mund të kryejnë veprime në cash për shuma mbi 2.5 milionë lekë. Transaksionet mbi këtë vlerë duhet të kryhen përmes llogarive bankare.

“Kjo ndërnhyrje ka ardhur edhe si pjesë e një politike dhe strategjie për të ulur përdorimin e cash-it. Në morinë e institucuioneve apo kufizimeve, ishte e dukshme që do të vinte edhe ky kufizim ndaj zyrave të këmbimit valutor. Ky kufizim në një ekonomi me përdorim të lartë të cash-it mund të ketë probleme, mund të kërkojë kohë nga ana operacionale për t’u adoptuar, por besoj që do të edukohen klientët, zyrat e këmbimit valutor”, tha Dritan Vakaj, nga shoqata e agjencive të këmbimit valutor.

Gjithashtu, janë forcuar rregullat per licensimin e zyrave te këmbimit valutor, duke e rritur kërkesën për kapital fillestar nga 2.5 mln lekë në 5 mln lekë.

“BSH synon ta forcojë sektorin edhe më tej, të sigurohet që zyrat e këmbimit valutor mbështeten në fondet e veta. Është kërkuuar që kapitali minimal të jetë 5 mln lekë. Kjo është një kërkesë në rritje në drejtim të burimit të këtyre fondeve, për të shmangur aktorë të këqinj apo kërkesave që vijnë në funksion të parandalimit të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Janë kërkesa që mirëpriten dhe ne si shoqatë nuk kemi pasur asnjë kundërshtim. Më parë kapitali minimal për t’u licencuar si zyrë e këmbimit valutor ka qenë 1.5 mln lekë të reja ose 15 milionë lekë të vjetër”, u shpreh Vakaj për “Vizion Plus”.

Në rregullore përcatohet gjithashtu se pikat exchange nuk mund të mbajnë në arkë më shumë se 5 milionë lekë cash.

1 Komente

  1. L
    Lavserim Miminllari 15 vjet ne kembim volutor

    Shume sakt aty kryhet evazjoni fiskal ne zyrat e kembimit ka Deri ne 500.000 muro ku ka evizjon fiskal nuk raportohet per kembim kuponi tatimor. Krimi ekonomik eshte 0 ka korrupsion .

    Lini një Përgjigje