TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 2 Shtator 2023, 11:14

Rënia e euros i dëmtoi, Shoqata e Eksportuesve: Duam dialog, qeveria të na subvencionojë!

Shkruar nga Pamfleti

Rënia e euros i dëmtoi, Shoqata e Eksportuesve: Duam dialog, qeveria

Shoqata e eksportuesve kanë kërkuar nga qeveria dialog dhe subvencionim pas pasojave të rënda që përjetuan kompanitë prodhuese për eksport nga mbiçmimi i lartë i monedhës kombëtare.

Në një deklaratë për mediat, ata u shprehën se qeveria duhet të bëjë transparencë në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë po ndodh me tregun e këmbimit valutor dhe pse s’po ndërhyhet.

“Ne jemi taksa pagues dhe duhet të dimë të gjithë së bashku se çfarë po ndodh në këtë vend dhe pse nuk po ndërhyhet. E para që kërkojmë është dialogu, e dyta është transparenca dhe me sa janë mundësitë të subvencionohemi edhe ne pasi nuk është për fajin e bizneseve kjo që po ndodh”, tha një prej tyre.

“Transparenca duhet të jetë e përmuajshme dhe duhet të jetë totale”, u shprehën eksportuesit.

euro shoqata e eksportuesve dialog qeveria

Lini një Përgjigje